Një sërë ndryshimesh kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesish, në Prokurorinë e Tiranës.
Burime i thanë “Faxweb.al”, është shkarkuar nga detyra e kreut të Task Forcës, Deniona Katro, e në vend të saj është vendosur Marieta Zaimi.
Edhe Sektori i Vrasjeve nuk ka shpëtuar nga ndryshimet, ku Armand Gurakuqi ka zëvendësuar Elina Kondin.
Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në Sektorin e Trrafiqeve në këtë prokurori, ku është shkarkuar Valentin Preçin dhe në vend të tij është vendosur Genci Qana.
Të njëjtat burime tha nse tre drejtuesit e shkarkuar do të kalojnë si prokrorë të thjeshtë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa Task Forca e Prokurorisë së Tiranës tashmë është bërë me 11 prokurorë.
(B.B/ Faxweb.al)