04:57 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, pritet sot dekreti i Begajt. Kuvendi shtyn për nesër seancën e posaçme

09:43 | 29/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, pritet sot dekreti i Begajt. Kuvendi shtyn për nesër seancën e posaçme

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, ku disa ministra u zëvendësuan, ditën e sotme pritet dekreti nga presidenti Bajram Begaj. Pak pas mbylljes dje të Kongresit Zgjedhor të PS-së ku u zgjodh dhe Asambleja e re e kësaj partie, kryeministri Edi Rama u paraqit në Presidencë për t’i paraqitur propozimet personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj.

Sakaq, këto ndryshime në kabinetin qeveritar pritet që të miratohen sot me dekret, ndërsa pasdite ishte parashikuar që të mblidhej Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme. Por seanca në fjalë u shty për ditën e nesërme, në orën 18:00.

Sakaq, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e PS-së, ku kryefjalë e diskutimit padyshim janë këto ndryshime të njoftuara dje në Kongres. Në seancën plenare të nesërme pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama. Kujtojmë se sesioni parlamentar u mbyll të premten, ndërsa në mënyrë krejt të papritur Lindita Nikolla dha dorëheqje nga posti i kryeparlamentares. Ajo deklaroi se vendimi ishte për arsye personale, ndërsa në vend të saj Rama propozoi Elisa Spiropalin.

Propozimet për ndryshimet në Qeveri

Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)
Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)
Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)
Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali, e cila zëvendëson Lindita Nikollën si kryetare e Parlamentit)

Pas

Thyen masën e arrestit në shtëpi, kapet me armë zjarri duke qarkulluar me mjet 24-vjeçari

Para

Kalimash/ Përmbyset një trajler i ngarkuar me krom, humb jetën shoferi

Para
Kalimash/ Përmbyset një trajler i ngarkuar me krom, humb jetën shoferi

Kalimash/ Përmbyset një trajler i ngarkuar me krom, humb jetën shoferi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.