Në studion e Fax News në një lidhje live nga Parisi ka qenë Endrit Shabani, i cili ka folur në lidhje me peticionin e organizuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Përsa iu përket arsyeve se pse u ndërmor një nismë e tillë Shabani shprehet se kjo ka qenë për shkak të lëvizjeve politike në Shqipëri, të cilat sipas tij krijojnë kriza, koston e së cilave e paguajnë shqiptarët. Shabani po ashtu referon dy zgjidhje për situatën e krijuar duke përzgjedhur në fund për tu aplikuar atë ligjoren.
“Aktualisht i gjithë pushteti politik në Shqipëri është kapur nga 3-4 njerëz të cilët krijojnë kriza, në vend për ti negociuar më pas politikisht, kriza këto të cilat i vuajnë vetëm shqiptarët.
Gjithë problemi jonë është ekonomik, pra përqëndrimi i pasurisë në 2-3 duar dhe ka disa mënyra për ta ndryshuar këtë situate. Së pari, është përmes një revolucioni, gjë të cilën unë personalisht nuk e mbështes.
Së dyti, duke ndjekur rrugët ligjore, të cilat janë si të thuash duke çmontuar burimin pushtetit të tyre. Po të shohësh ndryshimet kronologjike në 2008 ndodhi fuqizimi i kryetarëve të partive me ndryshimet kushtetuese të cilat ata bën në kodin e ri zgjedhor, e cila u thellua edhe më tepër me ndarjen territorial etj.. duke krijuar një system ku të gjithë partitë bashkë marrin më pak se 46% të votave, pra të gjitha partitë bashkë përfaqësojnë më pak se gjysma e popullsisë.
Kështu që pjesa tjetër e qytetarëve që nuk janë pjesë e partive politike, që nuk besojnë tek përfaqësimi i tyre mendojnë se duhet ndryshuar kodi zgjedhor që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e vetë.”
I pyetur se nëse e mbështet aksionin opozitar pas djegies së mandateve të deputetëve, dhe kërkesat e tyre për një qeveri tranzitore dhe ndryshim të kodit zgjedhor, Shabani përgjigjet:
“Absolutisht, një pjesë e kërkesave të opozitës janë të drejta siç është shqetësimi në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve, mirëpo çështja qëndron tek gjetja e zgjidhjes. Unë mendojë që fokusimi i vëmendjes tek fakti të “iki Rama” është shumë i mirë, por problemi është që do të na vijë një Ramë tjetër…Të ndodhur në kushte të tilla, situata nuk është ndryshimi i emrave por ndryshimi i sistemit.”
Në lidhje me peticionin e ndërmarrë Petagogu Endrit Shabani shprehet se nevoitën 20 mijë firma që ky i fundit të shkojë në Parlament, sipas ligjit kështu që nisma po mbledh firmat e nevojshme për këtë çështje. Sipas tij iniciativa është ndërmarrë pas konstatimit të regresit që ka krijuar ky sistem.
Ndërsa për situatën politike në Shqipëri dhe ngërçin e krijuar në parlament, Shabani shprehet se shqetësimi sipas tij qëndron në faktin se vendi rrezikon të shkojë drejt diktaturës.
“Unë kam një shqetësim të madh në këtë pikë. Rrezikun që vendi të shkojë drejtë diktaturës. Faktikisht edhe Enver Hoxha nuk u bë diktator brënda natës. Në një studim të bërë më fondacionin “Ebert” vihet re se Shqipëria po shkon drejt një pushteti autokratik.
Varjanti më i keq është që Rama ta zëvendësojë opozitën me një opozitë false.”
Po ashtu Shabani shpreh opinionin e tij në lidhje me nismën e Rudina Hajdarit të ndërmarrë së fundi për krijimin e një partie, duke thënë se: “Me këtë sistem zgjedhor dhe me këtë mekanizëm të krijuar është shumë e rëndësishme që të mos të kthehemi në një opozitë fantazëm. E vlerësoj nismën e Rudinës, por në lëvizjet e saj unë shoh se janë të paqarta, tani ose nuk e kuptojë unë mirë ose ajo ose është e paqartë me veten në atë se çfarë duhet të bëjë.”
Përsa i përket votimit të parlamentit holandez “Pro” rikthimit të sistemit të vizave me Shqipërinë, Shabani me fjalë të tjera, shprehet se politikanët tanë kanë më shumë për qëllim karrigen sesa interesin e vendit, ndërkohë që koston në fund e paguajnë shqiptarët.
“Koston e paguajnë shqiptarët dhe fajin më të madh e ka qeveria sepse ato me shumë indikator nuk kanë bërë asgjë për të ulur kriminalitetin. Në lidhje me qeverinë, opozita përpiqet të flas sa më shumë ndërkombtarisht për ta prishur emrin e vendit. Këtë bënte Rama dikur, këtë bën edhe tani Basha.
Të dyja palët nuk kanë interes për vendin, por thelbi i tyre është pse ta marri ky në këtë kandidaturë politike ta marrë unë më mbrapa. Ajo pala tjetër kur vjen në pushtet bëhet njësh me bandat dhe krijon shqetësim për BE-në. Kështu që koston në fund fare e paguajmë ne. Koston e paguajnë shqiptarët që izolohen.”