Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit që kanë tronditur vendin.
Nga foltorja e Kuvendit, përgjegjës për krimet e ndodhura, Berisha ka bërë kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai drejton, të cilin e ka quajtur “krimministër”.
“Rama ka vënë gjoba publike nga një restorant dhe drejtësia shqiptare nuk ka lëvizur asgjë më të vogël. Ju mendoni se do të shpëtoni në këtë mënyrë, Edi Ramën me grupin e tij më të ngushtë. Garancitë që ka dhënë janë të pakundërshtueshme. Së fundi nuk është këtu ai ministri i familjes, në 4 dite, katër të vrarë. Nën moton; kokën njëri-tjetrin. Në moton; Licencë për vrasje, nën moton; policia nuk ekziston, kjo është siguria. Këto janë kushte të kalkulueshme të largimit të shqiptarëve. Ai sulmon mediat me tritol, me dinamit, si në Kore. Ai është krimministër, në kulmin e këtyre vrasjeve prisni kur të deklarojë se; rendi sot është më i mirë se kurrë në histori,” tha Berisha.