05:02 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ne duam të bëjmë shtet jo pushtet”, Shezai Rrokaj: Çështja është që ta çlirojmë vendin nga kapja

17:27 | 06/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shezai Rrokaj: Shkak i përplasjes në komision ishte mungesa e ministres Kumbaro. Në UT të gjithë i kanë tejkaluar kompetencat.

“Opozita i ka qëllimet e qarta, ka vetëm një rrugë, qeveri tranzitore”. Kështu u shpreh ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shezai Rrokaj në studion e Televizionit Fax News.

Sipas Rrokajt, Edi Rama duhet ti hapë rrugë bashkëpunimit. Ai tha se së pari të merren parasysh interesat e qytetarëve shqiptarë dhe gjithashtu sigurimi i votës së lirë.

“Duhet vullnet për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Në jemi të gatshëm dhe kërkojmë të bëjmë shtet jo pushtet. Rama të heqë dorë nga sloganet boshe. Çështja është që ta çlirojmë vendin nga kapja, protesta është një mjet, pastaj është sensibilizimi i ndërkombëtarëve pasi përmes medias ata do të fillojnë të sensibilizohen.

Ne duam një stabilitet në bazë të rregullave të lojës që parashikon demokracia dhe jo përmes forcës. Ky është edhe synimi ynë, prandaj kemi zbritur në popull dhe kemi thirrur popullin. Duhet të kthehet vëmendja tek njerëzit që po ikin nga vendi. Tek ne mungon të dashurit e një dialogu politik”.

Rrokaj deklaroi gjithashtu se opozita nuk don pushtet në tavolinë, duke argumentuar se një qeveri tranzitore e drejtuar nga dikush që di ta bëjë këtë gjë është zgjidhja e vetme. Ai theksoi gjithashtu se nuk mungojnë në klasën politike shqiptare njerëz që kanë aftësinë për ta drejtuar qeverinë tranzitore.

“Opozita nuk don pushtet në tavolinë. Duhet një qeveri tranzitore, ka socialistë të devotshëm për ta drejtuar këtë qeveri njësoj siç ka edhe demokratë edhe lsi-stë. Mazhoranca parashikon se si duhet të jetë opozita, dhe kjo është e tmerrshme. Rama mundohet me dhunë të kalojë koncensione si ai për Teatrin.

Me këtë lloj qeverisjeje të gjithë do të ikin nga Shqipëria, do të mbetet vetëm Parlamenti. Nëse nuk kuptojmë dhe pengojmë sot ikjen masive të shqiptarëve, këtë vend e mori lumi. Është shumë e rëndë të mos kesh motiv dhe të mos kesh shpresë për të qëndruar në vendin tënd. Duhet që politika të mendojë se na duhet një Shqipëri e re, sepse vetëm kështu e kemi të hapur edhe rrugën e integrimit”, u shpreh Rrokaj.

Duke folur rreth protestës së studentëve dhe ligjit të arsimit të lartë, Rrokaj u përgjigj se “Masterit nuk i është ulur tarifa, nuk është realizuar karta e studentit, nuk ka patur ndërhyrje për përmirësimin e ligjit të arsimit të lartë”. Sipas tij, deri më tani është për tu përshëndetur vetëm ndërtimi i biblotekës dhe deri diku rikonstroksioni i disa godinave të konvikteve.

“Kjo qeveri i shikon universitetet si vasale, në vend që të bashkëpunojë me to mbizotëron një mendësi e dikurshme që bota akademike nuk ia fal. Sepse nëse do të mbash nën trysni mendjen e forcës akademike, nuk mund të sjellësh asnjë të mirë dhe e ke vrarë arsimin”, shtoi më tej Shezai Rrokaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Shezai Rrokaj
Pas

Zjarr i përmasave të mëdha në Korçë, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore

Para

Subvencionimi me 10 lekë i fermerëve, Ervin Resuli: Nuk ka asnjë lloj impakti

Para
Subvencionimi me 10 lekë i fermerëve, Ervin Resuli: Nuk ka asnjë lloj impakti

Subvencionimi me 10 lekë i fermerëve, Ervin Resuli: Nuk ka asnjë lloj impakti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.