Proceci numërimit në Elbasan do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit.
Nuk ka informacion mbi arsyen e shtyerjes së procesit por sipas raportimit të fundit nga mediat procesi atje është shtyrë për në mëngjes.
Deri tani Elbasani është i vetmi qark i madh pas Durrësit ku u vendos që numërimi të fillojë në 05:00 të mëngjesit, që ka shtyrë procesin për në mëngjes. Nuk dihet nëse kjo është bërë për shkak të lodhjes së komisionerëve apo ndonjë shkak tjetër.
Ndërkohë që në disa qarqe të tjera kanë filluar të dalin rezultatet e para.
(B.H/Shuplaka)