Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij në Librazhd, takim i organizuar me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Shkak është bërë këndimi i hoxhës në orarin e përcaktuar nga minarja e xhamisë së qytetit.
Sapo ka nisur lutja e mesditës Rama ka heshtur duke pritur deri në fundin e saj.
Sigurisht ky gjest është shoqëruar nga duartrokitje prej të pranishmëve. Ndërkohë që menjëherë pas këndimit të hoxhës, Rama ka vijuar me sulmet e tij të zakonshme në drejtim të kundërshtarëve të tij politik, duke aluduar se në Qershor vendi do të shkojë në zgjedhje, dhe se opozita po vepron njësoj si në Majin e 2017-tës.
“Në 30 qershor do t’i mundim më thell seç i mundëm më parë, po s’ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari I PD-së, është bërë me i zoti?
Çfarë ka ndryshuar qëkur kanë humbur zgjedhjet? Zgjedhejt e 2017 i humbën duke qenë në qeveri, por jo në pozicione jo dosido. Duke patur Ministrinë e Brendshme, Financave, Arsimit, duke patur Drejtorinë e Patentave dhe të Burgjeve.
E kishin kthyer shtetin në një hordhi të tyre, edhe me leje barre, e nxirrnin administratën për të bredhur me kriminelët në krah për të kërcënuar njerëzit, dhe tani na i veshin ne ato që I kanë bërë vetë.
Ne i kemi mundur dhe do t’i mundim prap, ata zgjodhën të bëjnë diçka që se ka bërë askush, e beri një pari që e ka bërë në vitet ’20 në Itali. Por ashtu do shkrihen dhe ata, sepse zgjodhen të tradhtojnë popullin që i votoi ata. Dhe çfarë bëjnë tani dogjën mandatet, futen mes turmës dhe I thonë popullit se ne jemi si ju. Digjni parlamentin, hyni në burg për ne. Noc Rrokun do marrësh Lul, jo pushtetin. Se kush do marr Nocin se kush do marr Rrokun ndaje me Monikën pastaj Lul.
E kisha Lulin poshtë penxherës, me këndonte himnin çdo ditë, më vinte te puna.
Më thoshte kurrë në zgjedhje me këtë qeveri dhe me këtë kryeminsitër. E çfarë bëri erdhi mori gjysmën e qeverisë dhe donte dhe gjysmën tjetër. S’ka më gjysma-gjysma, s’ka më asnjë llojë tryeze për të negociuar pushtetin që na keni dhënë ju”, tha Rama.
“Luli është mësuar t’i marrë gjërat qyl, por qyl mund të marrësh qofte vetëm te gjyshi Sali, po dhe ai i ka dixhitale. Jeni të zot dilni në zgjedhje, nuk jeni të zot, rrini në rrugë dhe këndoni.
Hynë apo jo ata në zgjedhje ne do të vazhdojmë drejt dhe do të shkojmë në zgjedhje në 30 qershor dhe do të fitojmë. Dhe nëse këta nuk futen, do t’i marrim vetë të gjitha bashkitë dhe do qeverisim më mirë.
Nuk duan gjëra të bukura, duan sherr, vezë, bojë. Edhe bojën e duan të zezë, se të paktën të merrnin bojëra të bukura…
Ne kemi fituar me Saliun kur e kishte kthyer vendin në hordhi, paramendo me Lulin dhe Monën tani…”, tha më tej gjatë fjalës së tij Rama.