Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se kanë vënë në pranga Elivs (Vasil) Mërtirin, banues në Durrës, pasi më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bie në prangat e Policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas, më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.