Luan Rama zëvendës kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim ka falenderuar nga selia e LSI-së të gjithe protestuesit që morën pjesë në protestë dhe u shpreh se protestat do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit për zgjedhje të lira.
‘Ne emër të LSI falenderojmë të gjithë protestuesit. Qytetarët nga e gjithë Shqipëria me protestën e tyre demosteruan që nuk ka forcë që ti ndalë dhe që nuk ka alibi të kompromentojë qëllimin e tyre për zgjedhje të lira dhe në baza të kushtetuese. Do vazhdojme deri në momentin që do të shpëtojmë nga kjo Juntë Ushtarake“, u shpreh Luan Rama.