10:55 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Në palestër dhe nuk dobësoheni?! Ç’të hani para dhe pas ushtrimeve

14:20 | 12/01/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në palestër dhe nuk dobësoheni?! Ç’të hani para dhe pas ushtrimeve

“Nuk kam ngrënë asgjë gjithë ditën”, “nuk hëngra para se të vija në palestër se dua të dobësohem”, “kam ngrënë vetëm një sallatë në drekë”.

Këto shprehje i dëgjojmë shpesh në biseda tavolinash apo nëpër dhomat e zhveshjes, kryesisht të gocave në palestër.

Sipas ekspertëve të fitnesit këto janë zgjedhje tepër të gabuara. Organizmi dhe muskujt tanë duhet të ushqehen vazhdimisht, në mënyrë që të djegin dhe të mos krijojnë depozita dhjami. Zgjidhja ideale do të ishte konsumimi i pesë vakteve të vogla në ditë.

Hani shpesh dhe nga pak
Shumë i rëndësishëm është edhe orari kur zgjidhni t’i konsumoni vaktet tuaja kryesore dhe kryesisht darkën. Në qoftë se zgjidhni që të stërviteni pas orës 7 mbasdite, mundohuni që pas palestrës të hani sa më lehtë (fruta, kos, supë), pasi gjatë natës organizmi djeg më pak.

Çfarë të hamë para se të shkojmë në palestër?
Tostë me bukë thekre, me banane dhe kanellë.
Kjo është një zgjedhje shumë e mirë dhe e shëndetshme përpara se të shkoni në palestër. Ju do të ndiheni të ngopur dhe me më shumë energji.

Jogurt grek
Kosi është i lehtë për stomakun tuaj, ju nuk do të ndiheni të rënduara gjatë aktivitetit fizik.

“Smoothie”
Pijet në formë “smoothie” shërbejnë më tepër si një vakt i ndërmjetëm (snack). Mund ta përgatisni edhe në shtëpi duke përzier në mikser kos me një ose dy lloje frutash.

Qull tërshëre me fruta
Tërshëra është miku juaj më i mirë pasi nuk krijon bezdisje në stomak gjatë stërvitjes. Lëreni tërshërën në kos ose në qumësht disa orë përpara në mënyrë që të zbutet. Përpara se ta konsumoni, shtojini copa frutash.

Mollë me gjalpë bajamesh
Prijeni mollën në feta dhe hidhini sipër pak gjalpë bajamesh.

Çfarë të hamë pas palestrës?
Mish pule (rekomandohet fileto) me perime të pjekura. Mbas palestrës trupi juaj është në gjendje rikuperimi dhe si rrjedhojë ju keni nevojë për shumë lëndë ushqyese.

Omletë me vezë dhe avokado
Vezët janë një burim shumë i mirë proteinash dhe ndihmojnë në rikuperimin e muskujve. Në mënyrë të ngjashme me vajin e ullirit, avokado ndihmon trupin tuaj në absorbimin më të mirë të lëndëve ushqyese.

Salmon me patate të ëmbla
Salmoni ka përmbajtje të lartë proteinash dhe ndihmon në ushqyerjen dhe rikuperimin e muskujve pas stërvitjes.

Sanduiç me bukë thekre, peshk ton dhe spinaq
Peshku përmban pak kalori por është shumë i pasur me proteina. Spinaqi, i cili përveç të tjerash ka përmbajtje të lartë hekuri, ju jep energji dhe forcë për të përballuar me sukses aktivitetin tuaj fizik.

Qumështi me çokollatë
Qumështi me çokollatë ndihmon që të rikuperohen lëngjet e humbura gjatë stërvitjes nëpërmjet djersës, kripërat dhe sheqernat. Pra, të gjithë ingredientët që merren nëpërmjet kësaj pije ndihmojnë në ushqyerjen, rigjenerimin dhe rikuperimin e muskujve. Mos rrini pa ngrënë, as para, as pas palestrës! Muskujt tuaj janë të lodhur dhe të uritur, ata duhen ushqyer, ashtu si dhe vetë ju.

 

Etiketa: palestershendet
Pas

E keni parë ndonjëherë Greta Koçin pa make-up, do të habiteni si duket ajo (FOTO)

Para

“E dashura e Majk është shtatzënë”, reperi nervozohet dhe u mbyll gojën të gjithëve me përgjigjen e tij

Para
“E dashura e Majk është shtatzënë”, reperi nervozohet dhe u mbyll gojën të gjithëve me përgjigjen e tij

“E dashura e Majk është shtatzënë”, reperi nervozohet dhe u mbyll gojën të gjithëve me përgjigjen e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zënia e hapësirave publike dhe problemet e sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët

Akuzat për evazion fiskal, Berisha: ‘Bankers Petroleum’ ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet

Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit

Berisha akuza për masakrën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë:Altin Troplini ka amnistuar krimin

Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

Dogji tri sipërfaqe toke duke rrezikuar jetën e banorëve në zonë dhe një karburant, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

Afera Partizani, Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Zjarr në fshatin Dukat, Vlorë.Përfshihen kodrat e zonës Sotiran

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.