Pas takimit me Katja Leikert, nenkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi se kriza do të kalojë vetëm nëpermjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Më tej Basha u shpreh se do të ketë edhe protesta të mëdha e të fuqishme, por paralelisht me protestat do të fokusohen në zgjidhjen që do tu orfojë shqiptarëve.
“Zgjidhja e kësaj krize kalon nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndërshme zgjedhje të parakohëshme parlamentetare. PD dhe opozita e bashkuar është në takim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.Komunikim i cili vazhdon intensivisht. Opozita e bashkuar është e vendosur që ti shërbejë interesit të qyterarëve. Ky është misioni ynë ky është minsioni i opozitës së bashkur.
Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës aksionin e saj veç protestave që do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme, paralelisht do të fokusohemi me zgjidhjen që do tu ofrojmë shqiptarëve. Dhe do të punojmë intensivisht në kuadër të programit tonë duke përfshirë të gjitha grupet e interesit dhe nga ana tjetër “Platformën për Shqipërinë si gjithë Europa”.Një gjë është e sigurt, opozita dhe PD janë të vendosura në qëllimin që i kanë vënë vetes prej ditës së parë, ti shërbejnë qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale për karriget tona dhe pushtetin tonë, por do të vijë mes garancive që do pengojnë cdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak”.– tha Basha.
Pyetur për datën 13 tetor, Basha ka thënë se “13 tetori është tregues i kapje së institucioneve nga Rama dhe paligjshmërisë në të cilat është zhytur KQZ. Ata kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin për të dhënë një provë se me Ramën nuk mund të ketë asnjë proces zgjedhor, as kur kandidon vetëm, ose jo”.
Ndërsa për faktorin ndërkombëtar dhe rolin e tij në zgjidhjen e krizës, Basha theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se vlerëson rolin e tyre në vendin tonë.
“PD dhe opozita janë në kordimin me të gjithë faktorët ndërkombëtare dhe vlerësojmë shumë rolin e tyre dhe vëmendjen e tyre. Po japin për të mundësuar që Shqipëria mos të mbetet mbara por të ecë drejt integrimit të BE dhe hapjes së negociateve. Pengesa kryesore është kapja e qeverisë nga një grup i strukturuar kriminal që të gjithë e kanë cilësuar si Rilindja.”– u shpreh Basha.
(M.Q/Faxweb.al)