15:00 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Në vend të lojërave me sms-të e shefit”, Bardhi-Gjonajt: Heshtja për krimin e kryer është pohim

16:28 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Në vend të lojërave me sms-të e shefit”, Bardhi-Gjonajt: Heshtja për krimin e kryer është pohim

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Presidentit, Ilir Meta për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn për botimin në fletoren zyrtare të një vendimi që sipas tij është marrë nga kreu i KED, Ardian Dvorani.

Lidhur me këtë Meta kaparalajmëruar Gjonajn se duhet të japë dorëheqjen para se sa të mbërrijë në SPAK padia penale ndaj saj për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ndërsa Bardhi shprehet se ministrja të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës

Sipas Bardhit, heshtja është pohim ndërsa shton se si i tillë duhet hetuar dhe ndëshkuar.

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi.

Ende pa u mbushur ora nga koha kur presidenti Meta i kërkoi dorëheqjen, ministrja Etilda Gjonaj i është përgjigjur me një postim në Twitter, duke thënë se kreu i shtetit ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij.

Gjonaj shprehet se i vjen mirë që Meta ka zgjedhur më në fund që të ndjekë rrugën institucionale, me padinë e bërë ndaj saj në SPAK.

Ministrja shprehet se është krenare që është pjesë e frontit në Drejtësi, dhe që nuk i trembet aspak përballjes me akuzat në SPAK.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ardian dvoranietilda gjonajGazment Bardhiilir metaked
Pas

“Etildë trego kush të shtrëngoi”, dy reagimet e forta në drejtim të Gjonajt: Mos e përdor stilolapsin vetëm për…

Para

Udhëtonte i dehur me 105 mijë euro në motorçikletë, ndalohet shtetasi francez në Sarandë

Para
7 vjedhje në 7 muaj/ I riu arrestohet si nëpër filma, kapet nga policia pranë qendrës tregtare në Tiranë

Udhëtonte i dehur me 105 mijë euro në motorçikletë, ndalohet shtetasi francez në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Incident në qendrën e votimit në Tiranë/ Shpallen të pavlefshme disa fletë votimi, ndërhyn policia, u kërkon vëzhguesve të dalin jashtë

Numërohen 96.1% e kutive/ PS e para me 82 mandate, PD 52! Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 230 mijë vota

Berisha njoftoi protestë më 16 maj, reagon Rama

Mori peng 31-vjeçarin, vihet në pranga autori në Tiranë! Çfarë ndodhi mes tyre

Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e programit LEAD Albania: “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju”

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Orlando Rakipi

“Betejën ai që e nisi do ta bitisi”, Berisha i jep fund dilemës a do largohet nga PD

Harta mavi! Si e komentojnë qytetarët rezultatin? Shoqet ‘kundërshtare’ në bindjet politike: E dua Ramën, adhuroj Berishën

A do të japë dorëheqje? Berisha: Statuti do të respektohet, por…

Përmbushet profecia e “Baba Edit”, jo 78 por plot 85 mandate deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.