02:24 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Ne vetë shqiptarët jemi shpesh “varrmihësit” më të mëdhenj të vlerave tona

18:24 | 18/01/2017
në Te Gjitha
0
Tritan Shehu i kujton Bashës: Kujdes me deputetët ”trafikantë” dhe ”merkato-ankandin”

Nga Tritan Shehu –

Kjo shprehje e njohur, megjithëse tingëllon si cinike, fatkeqësisht konfirmohet jo rrallë e aq më keq edhe nga ata që duhet të “ndriçojnë” këtë komb, përfshi deputetët.

Një deputet i Kosovës, me papërgjegjmërinë më të madhe, kërkon të hedhë në “koshin e plehrave” figurën më të ndritur të historisë sonë, veprën dhe luftën e tij për liri, vlera e perëndimit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Së paku për një servilizëm të pakufi ndaj një personaliteti e një vendi mik, ai kërkon të çbëjë historinë, të shkelë krenarinë tonë, të çrrënjosë simbolet tona, të transformoje identitetin tonë.

Turqia është një vend mik e partner shumë i rëndësishëm për ne sot, faktor stabiliteti jo vetëm për Rajonin, por kjo nuk ka lidhje me faktin që Perandoria Osmane ka pushtuar e mbajtur forcërisht nën okupim shqiptarëet deri më 1912, kur mbas shumë luftrash e përpjekjesh u çliruam.

Ne sot kemi partner strategjik thelbësor Italinë, marrëdhënie të shkelqyera me Gjermaninë, por kjo nuk mund të na bëjë të mohojmë se fashizmi e nazizmi pushtuan vendin tonë dhe as të vemë në dyshim luftën e madhe që ne zhvilluam kundër tyre.

Që prej shekullit të XIV-të, në të gjitha luftërat dhe përpjekjet tona për liri, identitet, vlera, Europë. ne na ka frymëzuar ajo çfarë bëri për këto troje e popull Skënderbeu me flamurin e tij, që dje kishte përvjetorin e vdekjes.

Për shkaqe të ndryshme në historinë tonë ne gjejmë shumë pak personalitete e vlera me dimensione botërore e universale si Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza.

Ti mbrojmë me fanatizëm e realizëm këto, se vetëm kështu lartësojmë veten dhe forcojmë pozicionet në familjen tonë. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: tritan shehu
Pas

20 qepje në kofshën e Karabecit, kapiteni i Tiranës rrëzohet keq në dush

Para

Këshilltari i Veliajt ironizon PD-në: Si të bëhesh parti qesharake 6 muaj para zgjedhjeve

Para
Këshilltari i Veliajt ironizon PD-në: Si të bëhesh parti qesharake 6 muaj para zgjedhjeve

Këshilltari i Veliajt ironizon PD-në: Si të bëhesh parti qesharake 6 muaj para zgjedhjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.