Në seancën e fundit, qeveria miratoi vendimin për riemërtimin e aeroportit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”. Po ashtu është marrë vendim që edhe autostrada që mbante të njëjtin emër si aeroporti, të quhet “Miqësia”, ashtu siç edhe kishte deklaruar vetë kryeministri Zaev, pas takimit me homologun e tij grek Akelsis Tsipras.
“Sot sollëm vendim që autostrada që na lidh nga kufiri verior me atë jugorë ta riemërojmë si “Autostrada Miqësia” por gjithashtu sollëm vendim që emri i aeroportit ndërkombëtarë të quhet “Aeroporti Ndërkombëtarë Shkupi “– deklaroi kryeministëri Zoran Zaev, shkruan Alsat M.
Për kreun e qeverisë së Shkupit, janë duke u bërë rregullimet dhe se do të ketë hapa pozitive në raport me Greqinë, që të mund të ketë edhe raporte miqësore dhe të mira. Kohët e fundit ndërmjet shtetit grek dhe atij maqedonas kanë nisur negociatat për emrin “Maqedoni”. Në lidhje me këtë ka pasur përplasje diplomatike dhe protesta të fuqishme të mbajtura kryesisht në Athinë.
(M.Q/Faxweb)