Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati në një prononcim për mediat ka komentuar vendimin që pritet të marrë BE në lidhje me çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e parë si vendimmarje komplekse atë që do të vuloset nesër në samitin e Këshillit të Evropës. Ai gjithashtu ka komentuar dhe samitin e 3 vendeve (Shqipëri, Serbi dhe Maqedonia e Veriut) që u zhvillua një javë më parë në Novi Sad të Serbisë
“BE nuk ka për të qenë kurrë gati për të mirëpritur një shtet të ri sikurse një vend nuk do të jetë kurrë 100 për qind gati për t’iu bashkuar unionit“, u shpreh Bushati.
I pyetur dhe nëse pritet një ndarje e rrugëve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në integrimin everopian, Bushati e sheh të pamundur këtë lëvizje të BE-së e cila po diksuton ndërkohë çështje të brendshme të funksionimit të saj.
“Nuk do të ketë asnjë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut dhe mendoj që se më shumë se sa të fokusohemi në të tilla gjëra ne si politikanë duhet të jemi të fokusuar në zbatimin e atyre standardeve të domosdoshme për një proces të tillë“.
Ndërkohë Bushati është pyetur dhe për minishengenin që vendet e Balkkanit Perëndimor kanë paralajmëruar pas samitit të një jave më parë në Novi Sad të Serbisë ku kryeministri shqiptar Edi Rama bashkoi duart me kryeministrin serb Vuçiç dhe atë maqedonas Zaev si një simbol për një bashkëpunim jo vetëm ekonomik mes 3 vendeve.
“Për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë veç BE dhe ka qenë orientim për të gjithë qeveritë që kanë qeverisur pas vitit 1990. I gjithë modeli i qeverisjes, sistemit bankar, sundimit të shtetit të se drejtës, të drejtave themelore të njeriut, është i orientuar nga vendet perëndimore.
Kjo shtyrje nuk është lajm i mirë edhe për vetë BE e cila ka 16 muaj që diskuton të njëjtën çështje. Por edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, sërish neve politikanëve duhet të na bëjë dyfish përgjegjës kjo vendimmarje“, u shpreh Bushati.
Discussion about this post