Dita e djeshme përkujtonte dhe 26 vjetorin nga mbajtja e grevës së parë studentore për të larguar regjimin e egër komunist. Këtë vit kjo datë e shënuar në ecurinë e demokracisë përkon me mbajtjen e një proteste nga ana e opozitës.
Pavarësisht se vendi ka bërë hapa përpara dhe pas më shumë se 25 vitesh tranzicion ende një nga kërkesat që shtrojnë të gjitha partitë kur janë në opozitë është mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Edhe mbrëmë kjo datë e shënuar u përkujtua me libra, dëshmi dhe emocione në ccadrën e ngritur nga opozita përpara kryeministrisë. Ka qenë lideri i opozitës Basha i cili ka ndarë moment nga mbrëmja e djeshme.
‘’Nën tingujt e muzikës, në Sheshin e Lirisë të mbushur plot, të rinjtë ndanë në mbrëmje reflektimet e tyre për 20 Shkurtin 1991.
Ata folën sot në vargje e disa protagonistë rrëfyen orët e vështira të 26 viteve më parë por edhe solidaritetin e qytetarëve të Tiranës e gjithë Shqipërisë me grevën e studentëve në 20 shkurt 1991.
Faleminderit Romana Tullumanit për performancën fantastike, Roland Bejkos që lexoi për herë të parë pjesë te ditarit të tij të atyre ditëve si edhe Besmir Halitit për emocionet që fali.
Qëndresa e qytetarëve rritet cdo orë, si jehonë e 20 shkurtit, dhe nuk do të ndalet derisa ne të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme’’, ka shkruar Basha. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1187″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]