14:53 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nërhyrja e rusëve në zgjedhjet amerikane, prokurori Muller publikon raportin

22:09 | 24/03/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nërhyrja e rusëve në zgjedhjet amerikane, prokurori Muller publikon raportin

Amerikanët janë në pritje të detajeve të hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Mueller e dorëzoi raportin e tij konfidencial të premten tek Prokurori i Përgjithshëm William Barr, i cili informoi në vazhdim udhëheqësit e Kongresit nëpërmjet një letre ku shprehej se “mund t’ju njoftoj për gjetjet kryesore të Prokurorit të Posaçëm, ndoshta që këtë fundjavë”.

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller dhe Presidenti Donald Trump

Por ndërsa Barr po njihet me raportin, sipas zëdhënësit të Departamentit të Drejtësisë, përmbledhja që ai do t’i dërgojë Kongresit do të vonohet me të paktën edhe një ditë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se Shtëpia e Bardhë nuk e ka marrë raportin dhe se as nuk është informuar rreth tij. Duke përsëritur qëndrimin e Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, të shprehur të shtunën, ai tha se hapat e mëtejshëm në këtë proces janë në dorën e Barr.

Pikëpyetjet kryesore

Disa nga pikat kryesore që Mueller, ish-drejtor i FBI-së, do të trajtonte janë:

A bashkëpunoi me rusët fshehurazi Donald Trump, apo ndihmësat e tij, për të dëmtuar fushatën e demokrates Hillary Clinton në vitin 2016, nëpërmjet email-eve të vjedhura nga Komiteti Kombëtar Demokrat dhe nga drejtuesi i fushatës elektorale Clinton? Apo pati presidenti i ardhshëm thjesht fatin të përfitojë prej taktikave dashakeqe të Rusisë? A u mundua ai të sabotonte hetimin që pasoi, për të mbrojtur veten dhe këshilltarët e tij politikë dhe ndihmësat?

Njoftimi që Departamenti i Drejtësisë i dërgoi Kongresit për konkluzionet e hetimit të Prokurorit Mueller

Njoftimi që Departamenti i Drejtësisë i dërgoi Kongresit për konkluzionet e hetimit të Prokurorit Mueller

Hetimet kanë sjellë ngritje akuzash për 37 individë dhe entitete, shumica e tyre operativë rusë që nuk janë kapur. Shtatë persona, ndër ta pesë ish-bashkëpunëtorë të Presidentit Trump, janë vetëdeklaruar fajtorë, si dhe pesë janë dënuar me burg.

Ndër rastet e nivelit të lartë janë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn, që u vetëdeklarua fajtor për mashtrim të FBI-së rreth bisedave të tij me ambasadorin e Rusisë, si dhe Paul Manafort, ish-kreu i fushatës elektorale Trump, i cili u dënua rishtazi për një sërë veprash penale.

Pak përpara dorëzimit të raportit hetimor, pati spekullime të shumta se prokurori i posaçëm do të sugjeronte ngritje akuzash të mëtejshme, por nuk u ndërmorën hapa të tjera ligjore përpara dorëzimit të raportit tek Departamenti i Drejtësisë.

Me dorëzimin e raportit, procesi hetimor i Prokurorit Mueller është efektivisht i përmbyllur, por nuk u jep fund telasheve ligjore për Presidentin. Gjatë muajve të fundit, Prokurori Mueller ka deleguar pjesë të hetimit të tij tek degët e prokurorëve të Shteteve të Bashkuara, ndër to edhe Distrikti Jugor i Nju Jorkut, ku prokurorët kanë filluar tashmë hetime të veçanta për Organizatën Trump dhe entitete të tjera të grupit Trump.

Në çfarë stadi gjendet çështja? 

Është ende e panjohur nëse raporti Mueller do të sjellë shpagimin për Presidentin, apo ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij nga Kongresi, apo ndonjë alternativë të rrëmujshme të ndërmjetme.

Në bazë të ligjit, është Prokurori i Përgjithshëm Barr që vendos nëse dokumenti do t’i bëhet i ditur Kongresit dhe publikut, dhe nëse po, cilat pjesë të tij.

Presidenti Trump e ka quajtur në mënyrë të përsëritur hetimin e prokurorit të posaçëm një “gjueti shtrigash” dhe ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka prova të bashkëpunimit të tij me rusët. Ndërsa Presidenti ka thënë se “nuk e ka problem” nëse raporti bëhet publik, ka gjasa të ketë shkëmbime të konsiderueshme ligjore mes Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Drejtësisë, avokatit personal të zotit Trump, si dhe Kongresit, përpara se pjesë të raportit, apo i gjithi, të bëhen publike.

Rregullorja i kërkon Prokurorit Mueller të paraqesë një “raport konfidencial” të gjetjeve të tij tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të “njoftojë” Kongresin për këtë zhvillim. Por, nuk ka asnjë parashikim ligjor që e detyron atë të informojë publikun. /VOA

Etiketa: ndrerhyrja ruseraporti per zgjedhjettrump-muller
Pas

Aksidenti/ Autobuzi me 57 turistë shqiptarë përfundon në kanal

Para

Nuk u ftua në Kongres, surprizon Shpëtim Gjika: …Socialistët punë, Rilindasit gallatë

Para

Nuk u ftua në Kongres, surprizon Shpëtim Gjika: …Socialistët punë, Rilindasit gallatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.