Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në emisionin “Kjo javë” në “Neës24” ka kometuar edhe deklaratën e Jozefina Topallit e cila tha se Berisha do ta shkarkonte Bashën për 24 orë por këtë nuk e bën sepse ai i ka lënë betejat politike.
Por Edi Palika është shprehur se diçka e tillë nuk mund të ndodhë sepse nuk mund të shkarkohet në një mënyrë të tillë, kryetari i cili ka marrë votat e anëtarësisë, qoftë edhe nga ish-kryeministri Berisha, pasi partia nuk funksionon kështu, me shkarkime.
“Nuk kam dëshirë të komentoj deklarata që nuk i njoh. Por nëse do të ishte kështu, është e gabuar, sepse askush nuk mund të shkarkojë kryetari i partisë, qoftë edhe Berisha, ndërkohë që ai ka marrë votat e anëtarësisë. Mendoj se edhe Patozi edhe Topalli kanë jo vetëm përvojën e gjatë në strukturat e PD, por kanë edhe pjekurinë e duhur për të kuptuar se nuk funksionon kështu partia. Nëse kërkojmë funksionimin e statutit, e dimë që nuk funksionon kështu”, tha Paloka. (B.H/Shuplaka)