I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse do bëjë të njëjtën gjë si LSI dhe të mos futet në zgjedhjet e qershorit nëse opozita nuk futet, kreu i PDIU-së Idrizi, përgjigjet me citimin e diplomatëve europianë, Hahn dhe Mogherini.
Rakipi: Nëse Ilir Meta largohet nga qeveria dhe opozita nuk do hyjë në zgjedje? Ju do të shkoni në zgjedhjet e 18 qershorit?
Idrizi: Është shumë vështirë që t’i përgjigjem. Nuk jemi në momentet e nëse, por jemi në një moment krize, nëse zgjedhjet nuk bëhen ne rrëshkasim jashtë kushteve të kushtetueshmërisë.
Rakipi: Opozita nuk shkon në zgjedhje e 18 qeshorit? Ilir Meta thotë po nuk shkon opozita nuk shkoj, ça do bëni ju?
Shqipëria është e pafajshme për shkak të dialogut. Unë them palët të shkojnë në zgjedhje. E rëndësishme është që të shkojnë gjithë palët në zgjedhje.
Këtu Rakipi i kujton Idrizit deklaratën e një dite më parë të Mogherinit dhe Hahnit, të cilët kërkonin pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
Idrizi i përgjigjet: “Ata thanë edhe diçka tjetër, zgjedhjet vetëm të njëanshme do ishin zgjedhjet më të këqija që mund të bësh.
Nuk dua ta besoj që opozita nuk do marrë pjesë, ndërkohë që janë gjithë modalitetet që ne të shkojmë në zgjedhje. Ilir Meta mund të hidhet, me Ramën me Bashën, është e gjitha përgjegjësi e tyre, është përgjegjësi më e madhe e PDIU-së. (D.D/Shuplaka)