02:19 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Nëse nuk mbajmë premtimet në qeverinë e re, na rrëzoni”

19:34 | 16/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nëse nuk mbajmë premtimet në qeverinë e re, na rrëzoni”

Në ditën e 28-të të protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se protesta ka hyrë tashmë në histori. Basha kërkoi ndjesë në emër të opozitës për të gjitha premtimet e pa mbajtura kryesisht ato që kanë pasur të bëjnë me shtresat në nevojë..

Kryetari i opozitës deklaroi se pushteti nuk është trashëgimi dhe Edi Rama nuk ka të drejtë hyjnore për të qenë kryeministër, por ka ardhur aty me një  kontratë që nëse nuk përmbushet, qeveria largohet një orë e më parë.

“Nëse Republika e re dhe qeveria e re nuk përmbush premtimet me të cilat kërkon votën tuaj, është e drejta juaj legjitime që të mblidheni këtu dhe jo vetëm këtu por të futeni brenda dhe ta rrëzoni” tha Basha.

Basha u ndal edhe tek reforma në drejtësi duke theksuar se ajo do të realizohet nga gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur.

Sot  Basha zhvilloi një bashkëbisedim me personat me aftësi të kufizuar. 

Më herët ishte i ftuar në çadër edhe shkrimtari shqiptar Kim Mehmeti, i cili  deklaroi nga çadra se Rama ka mendime enveriste dhe se ai është i interesuar për një Shqipëri të fortë dhe me shtet të drejtë.

Sipas Mehmetit Rama e ka shumë edhe këtë mandat.

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar vazhdimisht  se opozita do rikthehet në Kuvend, vetëm nëse arrihet një qeveri teknike që ka besimin e gjithë forcave politike.

Basha ka thënë më përpara se në çadrën e opozitës ka socialistë që shkojnë çdo ditë  me teserat e partisë të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës.

“Njerëz që i bashkohen kësaj levizje popullore që është më e madhe se Partia Demokratike, më e madhe se opozita siç është vetë kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më e madhe se çdo parti politike, të jesh i sigurtë, që një pjesë e këtyre socialisteve, për këtë levizje, kanë kryer misionin e saj të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me siguri, do të kthehet edhe Partia Socialiste apo do kthehet tek një parti tjetër. Sigurisht janë të mirëpritur të vijnë dhe të votojnë për PD-në. Por e vërteta është se këtu është një levizje popullore, kombëtare për një synim që është shumë më i madh se partitë politike”.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: cadra e opoziteslulzim basha
Pas

Ushtari vajton mbi fëmijën 4-vjeçar të vrarë nga ISIS, fotot prekëse

Para

“Zjarri te Biblioteka Kombëtarë i qëllimshëm, për të mbuluar vjedhjen”

Para
“Zjarri te Biblioteka Kombëtarë i qëllimshëm, për të mbuluar vjedhjen”

"Zjarri te Biblioteka Kombëtarë i qëllimshëm, për të mbuluar vjedhjen"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.