19:05 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Nesër bashkë për të ardhmen!”, Grida Duma: Pse duhet të dalim në protesë

15:10 | 17/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nesër bashkë për të ardhmen!”, Grida Duma: Pse duhet të dalim në protesë

Deputetja e PD-së Grida Duma ka dalë sot përpara mediave për të folur në lidhje me protestën e nesërme të forcave opozitare.

Ajo thotë se Rama do të bëjë nesër një puç kushtetues, duke marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshëm.

REAGIMI I DUMËS:

Edi Rama do të bëjë nesër një puç kushtetues. Ai ka shumë arsye për të shkelur Kushtetutën, për të shkatërruar reformën në drejtësi dhe për të marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshem!

Lidhjet e Ramës dhe të qeverisë së tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe me aferat më të rënda korruptive kanë filluar të dalin në sipërfaqë duke i rrezikuar pushtetin.

Ministri i tij model, Saimir Tahiri, është nën hetim në Shqipëri dhe në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Prandaj, Edi Rama, që lejoi, mbështeti dhe bleu pushtetin me paratë e drogës, kërkon të pengojë dhe të ndalë hetimet për Saimir Tahirin! Me prokurorin e tij politik ai do të shpëtojë Tahirin nga hetimi dhe drejtësia.

Kompania e Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, është nën hetim për trafik droge. Ai vetë, njësoj si Dako, ka vënë në shërbim të trafikantëve dhe kriminelëve shërbimet publike dhe lejet e ndërtimit ne Elbasan. Duke marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshm, Edi Rama do të shpëtojë Vangjush Dakon dhe deputetë socialistë të lidhur me të.

Mediat raportuan dje se kompania e Eskobarit të Ballkanit, Kelment Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka marre deri para pak ditësh dhjetëra kontrata me për ruajtjen e objekteve shtetërore në Qarkun e Vlorës.

Lidhjet e Ramës me trafikun ndërkombëtar të drogës janë të shumëfishta, prandaj ai do me cdo me cdo kusht të bëhet vetë edhe Prokuror i Përgjithshëm.

Këto janë arsye të mjaftueshme që çdo qytetar t’i bashkohet protestës së opozitës nesër përpara Parlamentit.

Ne ftojmë këdo që beson tek demokracia, që ka vendosur të ndërtojë jetën në këtë vend dhe që do të jetojë me dinjitet të bashkohet me protestën tonë nesër para parlamentit.

Nesër populli do të bashkohet në mbrojtje të Kushtetutës dhe Reformës në Drejtësi!

Të bashkohemi nesër e të tregojmë se nuk pranojmë një diktaturë të re, diktaturën e krimit kundër të ardhmes tonë europiane!​

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: deputetjadeputetja demokrategrida duma
Pas

U merrnin lekë qytetarëve për të kaluar kufirin, mbeten në burg tre të arrestuarit

Para

U poshtërua nga Luftëtari 5-0, jep dorëheqjen trajneri Partizanit Sulejman Starova

Para
U poshtërua nga Luftëtari 5-0, jep dorëheqjen trajneri Partizanit Sulejman Starova

U poshtërua nga Luftëtari 5-0, jep dorëheqjen trajneri Partizanit Sulejman Starova

Discussion about this post

 



Të Fundit

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Thellohen tensionet midis Moskës dhe Kievit, Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse me dronë

Situatë alarmante në Gjermani, rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Itali/ As ndryshimi i mbiemrit në Shqipëri nuk e shpëton nga burgu, arrestohet 29-vjeçari i dënuar me 3 vite burgim për drogë

Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Maqellarë

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, përfundojnë në spital! Arrestohet autori

Ministri i Jashtëm turk takim me delegacionin e Hamasit: Qëllimi i Izraelit është aneksimi i Bregut Perëndimor

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Zyrtarizohet marrëveshja, Etrit Berisha rinovon me Hacken

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.