16:46 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U merrnin lekë qytetarëve për të kaluar kufirin, mbeten në burg tre të arrestuarit

15:04 | 17/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U merrnin lekë qytetarëve për të kaluar kufirin, mbeten në burg tre të arrestuarit

Mbeten pas qelive të burgut, dy oficerët e Policisë Kufitare të Kakavijes, si dhe një i tretë.

Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër, ka dhënë sot masën e arrestit në ngarkim të Timo Cikos me detyrë shef i ruajtjes së kufirit të gjelbër, Bledar Ducka efektiv i Policisë Kufitare, si dhe Shpëtim Brakaj civil nga Fieri. Séanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtari Arben Dosti i cili pasi ka dëgjuar pretencën e prokurorit Klodian Cafka, ka dhënë masën “burg pa afat” ndaj tre personave të mësipërm.

Ndonëse avokatët e personave të arrestuar Bernard Aliko e Arjan Sotiri, kanë sjellë argumenta se klientët e tyre nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë aferë e kundërligjshme, gjyqtari Dosti, ka dhënë masën e mësipërme ndaj Cikos, Duckës e Brakajt të cilët do t’iu duhet të qëndrojnë në burg, deri në dhënien e vendimit të dënimit në procesin gjyqësor.

Dy punonjësit e Policisë Kufitare Ciko e Ducka, ishin nën mbikqyrjen e SHÇBA prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale. Kundrejt pagesave që varionin nga 300-400 euro për çdo person, të siguruar nga Shpëtim Brakaj, Ciko e Ducka, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore. Shtetasit që kalonin përmes pagesave tek rrjeti i dyshuar i trafikuesve, e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të lirë.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestruar një sasi euro, lekë, dollarë, telefona celularë dhe 1 automjet. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: burgkorrupsionkufipolice
Pas

Sa i fshehtë paska qenë Lali Eri, si nuk na e tregoi ditën e rëndësishme të tij

Para

“Nesër bashkë për të ardhmen!”, Grida Duma: Pse duhet të dalim në protesë

Para
“Nesër bashkë për të ardhmen!”, Grida Duma: Pse duhet të dalim në protesë

"Nesër bashkë për të ardhmen!", Grida Duma: Pse duhet të dalim në protesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit (EMRAT)

Aksident në Shëngjin/ U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.