19:36 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Të hënën betimi i Metës/ Zbulohen detajet e ceremonisë, Kryemadhi nuk e shoqëron

19:51 | 21/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
15 deklaratat e forta të Metës, nga “Basha një flutur në zyrën e Ramës” tek “deputeti i PS-së kërkoi të bashkohet me LSI-në”

Ditën e hënë  presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të betohet dhe do të marrë zyrtarisht titullin. Kështu ai do të lëvizë pak metra nga godina e Kuvendit drejt asaj të Presidencës, pjesë e të njëjtit bulevard qendror të kryeqytetit.

Sakaq, mësohet se në oborrin e Presidencës kanë nisur edhe përgatitjet për ceremonialin në zbatim të protokollit shtetëror.

 “në orën 18:00, të së hënës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit, pra serish Ilir Meta, dhe, mbasi përshëndeten, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, fton Presidentin e ri Ilir Meta të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta fton Presidentin Ilir Meta për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit”, është itinerari sipas Protokollit.

Po ashtu, Balkanëeb shkruan se seancën do ta drejtojë nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj. Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ashtu sic ka deklaruar edhe më parë në media, nuk do të jetë në krah të bashkëshortit ditën e betimit. Kjo për të mbajtur fjalën se nuk do të pranojë postin e Zonjës së Parë. Kryemadhi do të jetë e ulur atje ku do të jenë të gjithë krerët e partive politike.

Detaji i radhës ka të bëjë me vendimin e presidentit të ardhshëm, që ka refuzuar vilën presidenciale, për të qëndruar në banesën e tij përgjatë 5 viteve që do të ushtrojë detyrën.

Nga ana tjetër, mësohet se Meta do të dorëzojë mandatin e deputetit, në mënyrë që të marrë postin e presidentit. KQZ pritet të plotësojë vakancën me listën pasuese të qarkut të Tiranës dhe kështu, Manjani i cili ndodhet i katërti në listë do të marrë postin e deputetit, të paktën për muajt që kanë ngelur. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir meta
Pas

SHBA merr vendimin i ndalon amerikanëve të vizitojnë Korenë e Veriut

Para

Bllokohet unaza Plepa-Shkozet me trafikndarës, banorët në protestë (FOTOT)

Para
Bllokohet unaza Plepa-Shkozet me trafikndarës, banorët në protestë (FOTOT)

Bllokohet unaza Plepa-Shkozet me trafikndarës, banorët në protestë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan, nuk raportohen të lënduar

Afati 50-ditor për Ukrainën, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Tragjedi në Itali/ Automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.