21:08 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nesër ndeshja e kthimit në Elbasan, Daja: Gjithçka nën kontroll, nuk duhet të luajmë si pjesa e dytë në Kroaci

14:55 | 23/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nesër ndeshja e kthimit në Elbasan, Daja: Gjithçka nën kontroll, nuk duhet të luajmë si pjesa e dytë në Kroaci

Nesër do të jetë dita e madhe për Skënderbeun, do të luhet ndeshja e kthimit me Dinamon e Zagrebit.

Një ditë përpara ndeshjes në “Elbasan Arena”, trajneri i Skëndërbeut, Ilir Daja duket se ka gjithçka nën kontroll dhe se ekipi është gati për të përballuar një tjetër 90-minutësh që, siç e përmend ai, duhet konsideruar si i pari, pa menduar që kanë shënuar gol në fushën kundërshtare.

Gjithsesi, përpara kësaj ndeshjeje Daja e ka një merak: “Të mos bëjmë paraqitjen që bëmë në pjesën e dytë atje, pavarësisht se golin e pësuam në sekondat e fundit. Nuk duhet t’i lëmë administrimin e topit kundërshtarit, por të bëjmë si kemi bërë në të gjitha këto ndeshje, ku përqindjen e mbajtjes së topit e kemi patur ne më të lartë”. 

Ndërkohë që veç aspektit sportiv, trajneri i korçarëve është i bindur se do të jetë një tjetër Skëndërbe ky i “Elbasan Arenës”: “Do të shikoni një Skëndërbe tjetër këtë herë, pasi do të kemi me vete lojtarin e 12 që janë tifozët, ajo pjesë që i jep një tjetër entuziazëm skuadrës”.

Ndeshja mes Skëndërbeut dhe Dinamos së Zagrebit do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:00, në “Elbasan Arena”, e vlefshme për kualifikimin për në fazën e grupeve të kupës Europa League. 

Skuadra korçare do të ketë në dispozicion dy rezultate, si barazimin 0-0 dhe fitoren.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: ndeshjaskenderbeu
Pas

Ekspertët japin lajmin e mirë, fuqia goditëse e ISIS-it është tkurrur

Para

Ia vjedhin dhe më pas i venë flakën makinës së 26-vjeçarit në Vlorë

Para
Merr flakë në ecje makina e Policisë së Shtetit në Vlorë

Ia vjedhin dhe më pas i venë flakën makinës së 26-vjeçarit në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.