Ditën e nesërme në KQZ në orën 10:00 do të nisë rinumërimi i votave pas kontestimeve të PDIU-së dhe PS-së.
Duke iu referuar vendimit të KQZ –së do të rinumërohen 72 kuti votimi, 49 janë kuti të kontestuara nga PDIU dhe 23 të tilla nga PS.
Ky vendim është marrë me 7 vota pro nga na e KQZ-së.
Sjellim në vëmendje që PDIU-Së i duhet vetëm 38 vota për të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë.
PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës(J.V/Shuplaka)