Nesër zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të cilat do vendosin se cili do të zgjidhet kryeministër i Shqipërisë në katër vitet e ardhshme.
Mirëpo gjatë gjithë ditës së heshtjes elektorale, janë denoncuar raste të ndryshme të shit-blerjes së votës dhe incidente të tjera. Por Lektori i njohur në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, si edhe aktivisti Ervin Goci, më shumë se tek ajo se çfarë ka ndodhur sot, përqendrohet tek ajo çfarë ka ndodhur në këto katër vite.
Goci u bën thirrje qytetarëve shqiptare, që para se të votojnë të kujtohen se çfarë kanë qenë këto katër vite për ta, ndërsa ka shprehur edhe mendimin e tij për qeverisjen katër-vjeçare të Rilindjes.
“Ketu zgjedhjet jane mes varjes, helmit me injeksion, ose elektroshock-ut, kujt, ne te drejten e vet, nuk i ka ik akoma deshira, mos harroni se çfare kane qene keto 4 vite”, shrkuan Goci ndërsa rendit 17 pika përmes të cilave jep mendimin e tij se çfarë kanë qenë këto katër vite.
Qeverisja 4-vjeçare sipas GOCIT:
1- Terrori ndaj tregtarëve ambulantë
2- Importi i plehrave
3- Zhdukja e trashëgimisë
4- Maturantët rrugëve
5- Grabitja e Bankës së Shqipërisë
6- Dhuna policore
7- Shkatërrimi I Valbonës
8- Koncensionet në Vjosë
9- Arsimi Publik i Privatizuar
10- Shëndetësia safrengupulen
11- 5 inceneratorë rrezik vdekjeje
12-Modeli ekonomik i gjobës
13-Nafta roka qiej
14- 14 kulla nga 30 kate
15- Betonizim Betonizim Betonizim
16- Censurë mediatike pa fre
17- Zullume sa të hanë qentë (D.D/Shuplaka)