22:52 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga anëtarësimi në NATO te ndikimi rus, Nishani flet në Fax News: Roli i Metës në zgjidhjen e krizës, Rama harbut!

09:43 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga anëtarësimi në NATO te ndikimi rus, Nishani flet në Fax News: Roli i Metës në zgjidhjen e krizës, Rama harbut!

Ish-presidenti Bujar Nishani në një lidhje për Fax News ka folur mbi 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku theksoi se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, pavarësisht se vendi ynë ka qenë përkrahës i vlerave euroatlantike.

Nishani u shpreh se në radhët e së majtës ka pasur tentativa për të bllokuar procesin e anëtarësimit, duke zhvilluar protesta dhe demostrata që nuk i shërbenin imazhit të vendit.

“Rrugëtimi i Shqipërisë në NATO nuk ka qenë i lehtë, po padyshim që ka qenë i suksesshëm, në vendin tonë ka një vullnet mbarëpopullor proatlantizmit.

Pavarësisht ndasive politike qytetarët shqiptarë e kanë mbështetur orientimin proatlantik të vendit tonë, brenda së majtës ka pasur persona që kanë tentuar që të pengojnë anëtarësimin në NATO, përmes protestave dhe demostratave.

Kjo është bërë nga individë që kanë qenë të dhënë pas trashëgimisë bolshevike, historia do të tregohet e vërtetë me ta. Sot ne nuk kemi bërë hapa para sa i përket procesit të Integrimit, dhe institucionet pothuajse nuk funksionojnë. Nuk është faji i opozitës që kërkon ridimensionimin e imazhit të vendit”, u shpreh Nishani.

I pyetur nga gazetarja e Fax News Armela Ferko lidhur me hapat që janë marrë për modernizimin e ushtrisë, Nishani u shpreh i keqardhur, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur.

“Nuk janë bërë hapa para për të modernizuar elementin ushtarak të vendit tonë, madje disa sjellje e kanë dobësuar aktivitetin. E them këtë së pari, pasi në kohën kur kam qenë Komandat i Forcave të Armatosura, pati përpjekje të njëanshme për të ndryshuar ligjin ushtarak, edhe pse ishin në dëm të kushtetutës”, deklaroi ish-presidenti.

Ndërkohë një tjetër pikë në të cilën u ndal Nishani, ishte ceremonia e zhvilluar pak ditë më parë nga qeveria shqiptare, në të cilën munguan figurat që bënë të mundur anëtarësimin në aleancën euroatlantike.

“Unë mendoj se bojkoti që i bënë përfaqësues të lartë të NATO-s festimeve të 10 vjetorit të anëtarësisë, e tregon qartë se Shqipëria ka bërë hapa pas. Në lidhje me ftesën e munguar për personat që kountribuan që Shqipëria të arrinte këtë gjë, mungesa e respektit ndaj tyre tregon shëmtinë personale dhe institucionale, të atyre që mendojnë se mund të prevalojnë mbi vlerat e shqiptarëve”, tha ai.

Ish-presidenti komentoi dhe faktin se në ceremoninë e 10-vjetorit të anëtarësimit 20 ushtarëve iu rat ë fikët. Ai tha se për shkak të korrupsionit, buxheti që i është dedikuar Forcave të Armatosura është mjaft i ulët.

‘’Jam i bindur se atyre nuk iu mungon forca e shpirtit, po ngarkesa e tyre është e madhe. Shteti duhet të kujeset që ata të mund të përballojnë këto aktivitete ekstra, që bëjnë nga pjesa tjetër e shoqërisë, që kanë ngarkesa më shumë se të tjerët. Ne nuk jemi një shtet i pasur, po resurset nuk na mungojnë, që të mund tiu japim më shumë këtyre njerëzve, që marrin përsipër të japin një kountribut më të madh për shoqërinë.

Është një model që na ka çuar në një shtet më të varfër, dhe kjo ka arsyet e saj. Modeli i qebverisjes aktuale ka si themel të saj korrupsionin, për të grabitur pjesë nga buxheti që është kountribut i qytetarëve, së dyti është paaftësia në ruajtjen e balancave në zhvillimin e kapitalit, mungesa e profesionalizmit, dhe së treti është mungesa e vullnetit dhe angazhimit.

Ju mungon vullneti për tu marrë me gjëra serioze, e konsiderojnë shtetin si një mundësi për të qenë vazhdimisht në media. Është si puna e një familjeje, që nëse kujdeset për muret e jashtme, atëherë do të rrënohet nga brenda”, deklaroi Nishani.

Një tjetër pikë ku u ndal Nishani gjatë intervistës për Fax News ishte padyshim dhe tymnaja për ndikimin rus në Shqipëri.

“Rusia e sotme nuk është Bashkimi Sovjetik i dikurshëm, po është bërthama e tij. Ne nuk mund të diskutojmë për interesat e tyre, secili komb, aq më tepër fuqitë e mëdha kanë interesa të caktuara. Njerëzit që i fryjnë kësaj fryme janë në minorancë, edhe brenda së majtës. Akuzat që vijnë janë krejt qesharake, tregojnë ngërçin ekstrem që ka kapur sot mazhorancën, që nuk ka sot asnjë vullnet për të larë akuzat për korrupsionin galopant gjatë qeverisjes së tyre”, tha ish-presidenti.

Ndërkohë që për krizën politike, Nishani u shpreh se roli i presidentit Meta është thelbësor, por palëve, veçanërisht mazhorancës i mungon vullneti për tu ulur në bisedime.

“Unë besoj se presidenti ka dhe do të duhet të ketë një rol më të rëndësishëm. Institucioni i presidentit është përpjekur që të qëndrojë brenda kornizës kushtetuese, dhe unë vetëm kur kam qenë nën drejtimin e institucionit kam bërë përpjekje për uljen në dialog të palëve, po që kjo të ndodhë duhet që të ketë seriozitet nga vetë forcat politike.

Edhe president Meta e ka të gjithë vullnetin për të dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e ngërçit po është ndeshur me mungesën e bashkëpunimit nga ana e qeverisë. Kryeministri i vendit ka treguar element të harbutërisë, dhe hileve në dialog dhe marrëveshje. Nëse palët do të kenë vendosmëri për ta orientuar procesin te nisja e një modeli të ri për shqiptarët, edhe presidenti është gati që të kountribojë me rolin e tij”, përfundoi Nishani intervistën e tij në Fax News.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: anetaresimi ne natoish-presidenti nishani natonishaninishani ne fax news
Pas

Mina me telekomandë dhe drogë, arrestohen në Lezhë dy të rinjtë vlonjatë

Para

”Një sqarim pa targa”, Malaj i përvishet Cakajt: Zëvendësministër të ka humbur fokusi

Para
”Një sqarim pa targa”, Malaj i përvishet Cakajt: Zëvendësministër të ka humbur fokusi

''Një sqarim pa targa", Malaj i përvishet Cakajt: Zëvendësministër të ka humbur fokusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.