07:27 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga cilat kancere rrezikohemi, në bazë të gjendjes sonë ekonomike?

17:45 | 01/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga cilat kancere rrezikohemi, në bazë të gjendjes sonë ekonomike?

Një analizë gjithëpërfshirëse e rezultateve dhe modeleve të lidhura me kancerin, e publikuar në “JAMA Oncology”, tregon se kanceret e lidhura me stilin e jetesës, të tilla si kanceri i mushkërive, ai kolorektal dhe i lëkurës janë rritur globalisht dekadën e fundit.

“Përpjekjet e parandalimit përmes kontrollit të duhanpirjes, ndërhyrjeve dietike dhe fushatave më të gjera të promovimit të shëndetit duhet të ridimensionohen në përshtatje me këtë shtim të kancerit të lidhur me stilin e jetesës”, thotë Christina Fitzmaurice, Universiteti i Uashingtonit, një nga autorët e studimit.

Në studimin, i cili mbulon periudhën midis viteve 1990 dhe 2016, hulumtuesit kanë ekzaminuar 29 grupe të kancerit dhe kanë dhënë rezultate sipas moshës dhe gjinisë për 195 vende dhe territore. Vlerësimet janë bërë duke përdorur një indeks socio-demografik (SDI) bazuar në nivelin arsimor, në pjellorinë dhe të ardhurat:

Vendet me SDI të lartë kanë nivele të larta të të ardhurave dhe arsimit, por pjellori të ulët, ndërsa vendet me SDI të ulët, kanë nivele të ulëta të të ardhurave dhe arsimimit dhe pjellori të lartë.

Në vitin 2016, në mbarë botën u diagnostikuan 17,2 milionë raste të kancerit, një rritje prej 28% në dhjetë vitet e fundit dhe në të njëjtin vit pati 8,9 milion vdekje nga kanceri.

– Kanceri i gjirit ishte shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri te femrat, ndërsa për meshkujt, kanceri i mushkërive.
– Kanceri i prostatës, nga ana tjetër, është kanceri më i shpeshtë te meshkujt.

Pabarazitë e mëdha në incidencën e kancerit dhe vdekjen e shkaktuar nga sëmundja janë të dukshme midis vendeve me SDI të larta dhe të ulët. Për shembull, shanset për zhvillimin e kancerit të gjirit në jetë janë 1 në 10 për gratë në vendet me SDI të lartë dhe vetëm 1 në 50 për gratë në vendet me SDI të ulët. Rritja më e madhe dhe më e shpejtë në rastet e reja të kancerit midis 2006 dhe 2016 ka ndodhur në vendet me SDI mesatare.
Për më tepër, gratë në vendet me SDI të ulët kanë katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancerin e qafës së mitrës sesa gratë në vendet me SDI të lartë. Autorët theksojnë se përmirësimi i qasjes në teknologjitë diagnostikuese të avancuara që zakonisht nuk janë të disponueshme në vendet me SDI të ulët, është një hap kritik drejt arritjes së barazisë globale shëndetësore.

Doktor33.al

Etiketa: ekonomikegjendjeskancerrrezikohemi
Pas

E pickoi insekti, gjen vdekjen e menjëhershme ish-sportisti i njohur (Foto)

Para

Shefi i Bayern sulmon PSG dhe Man City: Janë fajtorë për…

Para
Shefi i Bayern sulmon PSG dhe Man City: Janë fajtorë për…

Shefi i Bayern sulmon PSG dhe Man City: Janë fajtorë për...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Moti sot: Diell i fortë dhe temperatura deri në 29°C

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.