21:08 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Genc Tafili, te ”UFO-ja” dhe Endrit Dokle/ Kush është gjyqtarja që po liron të fortët nga burgu (Emri+foto)

16:34 | 14/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Genc Tafili, te ”UFO-ja” dhe Endrit Dokle/ Kush është gjyqtarja që po liron të fortët nga burgu (Emri+foto)

Pavarësisht se kishte një dënim të përjetshëm të dhënë nga ana e Gjykatës, i gjetur fajtor për akuzën e vrasjes dhe vepra të tjera të rënda penale, në mënyrë të beftë, anëtari i Bandës së Durrësit, Endrit Dokle është lënë i lirë nga ana e Gjykatës së Krujës.

Lirimi i Dokles lidhet me emrin e një gjyqtare mjaft të njohur për vendime të tilla tolerante në drejtim të të fortëve dhe të personazheve të njohura të botës së krimit, Enkelejda Hoxha.

Në kundërshtim dhe me një vendim të dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, që i kishte mohuar Dokles lirimin, Hoxha ka vendosur pranimin e lirimit të tij, duke u përballur dhe me vetë Prokurorinë e Krujës, e cila deklaron se një vendim i tillë nuk ka bazë të arsyetuar ligjore.

Hoxha ka liruar Doklen me pretendimin se ai ka kryer 25 vite burg, 3/4 e dënimit dhe pasi një kompani në Durrës ka marrë përsipër punësimin e tij, duke i mundësuar dhe pagimin e sigurimeve shoqërore. Dokle do të jetë në shërbim prove për 5 vite.

Gjyqtara Hoxha ka pasur një përballje dhe me KLD-në, e cila e kërcënoi me shkarkim nga detyra, por që nuk u arrit që ajo të largohej nga sistemi i drejtësisë, ndërsa ende nuk ka kaluar në sitën e Vetingu.

Liroi Genc Tafilin dhe Ilir Pajën

Enkelejda Hoxha është gjyqtarja që ka marrë vendimet për lirimin nga burgu të Ilir Pajës dhe Genc Tafilit. Hoxha është gjyqtare në Gjykatën e rrethit Krujë.

Pak kohë më parë u lirua nga burgu Genc Tafili, i cili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000 pasi u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e kolonel Arben Zylylftarit. Nga gjykata ai është dënuar me 25 vite burg  por kreu vetëm 17 të tilla. Genci është është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar për vrasje.

Një tjetër i dënuar u lirua nga burgu i Krujës dhe ky është Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “Ufo”.  Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse ndaj tij ishte dhënë dënimi për një vrasje të kryer në Gjermani, vendim i cili iu lehtësua nga gjyqtarja Hoxha.

Skandali tjetër

Gjyqtarja Enkelejda  Hoxha pak kohë më parë u rikthye  në qendër të vëmendjes me një tjeter skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqesor të Krujës nëpermjet një vendimi vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

 

Etiketa: endrit dokleEnkelejda Hoxhagenc tafililirimi i te forteve
Pas

Lirimi i Endrit Dokles, Prokuroria del kundër gjyqtares: Kemi kërkuar përjashtimin e saj, nuk ka bazë ligjore

Para

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Ruçit

Para
Përplasja për emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Ruçit

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Ruçit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.