01:46 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nga i dënuar për vrasje në trafikun e drogës, kush është ”i forti” i Yzberishtit që u arrestua dje

11:11 | 13/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga i dënuar për vrasje në trafikun e drogës, kush është ”i forti” i Yzberishtit që u arrestua dje

Liria për “të fortin” e Yzberishtit, Ilir Avdillari, ka zgjatur vetëm disa muaj. Pasi përfundoi dënimin për vrasje, e disa muaj shtesë për arratisje nga burgu, 46­ vjeçari është vënë sërish në pranga nga Policia e Tiranës. Këtë herë ai është arrestuar si kapoja i një grupi që shiste drogë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit e Kasharit.

Me mbiemrin tashmë të ndryshuar, nga Avdillari në Zyberi, 46­-vjeçari mbahej prej disa muajsh në vëzhgim nga Antidroga e Tiranës, pasi kishte informacione se në banesën e tij fshihte sasi të konsiderueshme kanabisi, raporton një e përditshme. 

Hetimet me metodat speciale kanë vijuar deri pasditen e së shtunës, kur Antidroga siguroi informacionin e nevojshëm për të goditur. Avdillari e gjithë të tjerët që punonin për të ndodheshin në banesën e tij në Yzberisht, duke u bërë gati të lëviznin 5 thasë me kanabis. Ky ishte momenti i përshtatshëm për të ndërhyrë dhe në këtë mënyrë u krye edhe arrestimi në flagrancë i Ilir Avdillarit, djalit të tij 20­ vjeçar, Fabianit, dhe i 3 personave të tjerë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se gjatë operacionit të koduar “Qelqi”, veç “të fortit” të Yzberishtit e të birit, u arrestua 32­vjeçari Gentian Boçi, Odisjen Sakollari, 24 vjeç, si dhe 17­vjeçari me iniciale D.A.

OPERACIONI
Policia e Tiranës tha dje se Antidroga me mbështetje edhe të Forcave Operacionale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qelqi”, duke sekuestruar 30 kg hashash dhe një armë zjarri pa leje, tip “Shotgun”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë Ilir Zyberi (Avdillari), Fabian Zyberi (Avdillari), Gentian Boçi, Odisjen Sakollari dhe adoleshenti me iniciale D.A.

Sipas Policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-­tjetrin dyshohen se kryenin shitje të lëndëve narkotike kanabis sativa drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit,
Yzberishtit dhe Kasharit. “Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të
konsiderueshme me lënde narkotike dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi, ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar, të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar”, tha
dje Policia.

KUSH ESHTE ILIR AVDILLARI
Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97­’98, ka qenë i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale. Megjithatë, dënimin më të rëndë, prej 22 vitesh burgim, ai e mori për vrasje, duke e përfunduar vetëm para disa muajsh. Avdillari bashkë me vëllezërit e tij, Nazmi e Fatmir Avdillari, ishin anëtarë të bandës famëkeqe të Yzberishtit, që veproi në Tiranën thuajse 20 vjet më parë. Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi.
Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij. (E.K/SHUPLAKA)

http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/02/policia-e-shtetiyt.mp4
Etiketa: i fortiYzberish
Pas

“Shpejt moj nxirri lekët”, arkëtarja e kazinosë i lutet grabitësit: Kam fëmijë o çuni…

Para

Këmbëzbathur mes të ftohtit, si enden në rrugët e Tiranës këta vogëlushë pa mbrojtje (FOTOT)

Para
Këmbëzbathur mes të ftohtit, si enden në rrugët e Tiranës këta vogëlushë pa mbrojtje (FOTOT)

Këmbëzbathur mes të ftohtit, si enden në rrugët e Tiranës këta vogëlushë pa mbrojtje (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.