Shpejt nxirri lekët, shpejt shpejt shpejt. Shpejt mos nxirri lekët, lëviz nxirri të gjitha”.
Me këto fjalë ka tentuar një i ri, ende i paidentifikuar nga Policia që mbrëmjen e të dielës të grabisë me një pistoletë lodër një kazino në zonën e Selvisë në kryeqytet.
Në videon e publikuar nga “Lapsi.al”, mund të shihni momentet e frikshme që ka përjetuar vajza që ndodhej në arkën e kazinosë. Ajo dëgjohet teksa i lutet autorit:
“O cuni kemi kalamaj mo cuni”.
Në video duket që ai i merr lekët dhe largohet, por tek dera ai u ndesh me rojen i cili e goditi me grusht dhe më pas autori la paratë dhe pistoletën e cila më pas u pa që ishte një lodër fëmijësh dhe u largua. (E.K/SHUPLAKA)