Zonja Hartzler ndau me ne opinionin e saj rreth akuzave për korrupsion të Charles McGonigal.
“E turpshme! Dikush në një pozitë qeveritare, të keqpërdorë pozicionin e tij në mënyrë që të përfitojë para për veten e tij, është anti-amerikane. Vendet e botës kanë nevojë që të kenë besim te Shtetet e Bashkuara dhe në marrëdhënien tone. Është e rëndësishme që çdo qeveritar në Amerikë apo në Shqipëri të ketë karakter të vërtetë dhe integritet në shërbimin e tyre dhe të mos përfitojnë për veten e tyre. Është shumë e rëndësishme të mos kemi korrupsion në qeveri dhe qytetarët të mund t’i besojnë qeveritarëve.”
-Aulon Kalaja: Cili është komenti juaj në lidhje e përfshirjen në korrupsion e kryeministrit të Shqipërisë me zotin McGonigal?
–Vicky Hartzler: “Nuk di gjë rreth kësaj, por çdo dyshim duhet të hetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë”