Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “ngA Kalaja”, ku ka folur mbi zhvillimet e fundit të PD-së, si bashkimin e opozitës, por edhe mbi protestën e 20 shkurtit.
Boçi i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen, teksa theksoi se protesta do të jetë e fortë dhe goditëse.
“Opozita përafron dëshirën e qytetarëve me mundësinë e tyre për të ardhur në protestë. Vendimi i takon atyre. Protesta është forma kryesore e komunikimit konvencional të forcave politike. Protestat kanë organizimin dhe nervin e tyre. Merrni pjesë në protestë. Njerëzit duhet të vijnë për Ramën e korruptuar, për Ahmetajn e për koncesionet për inceneratorët.
Protesta do të jetë e fortë, goditëse, me mesazhe të qarta. Do t’i lejojmë shqiptarët të shprehin revoltën e tyre,”- është shprehur ai në emisionin “ngA Kalaja.”