E besoni se në sistemin tonë shëndetësor, me një copë të vogël letre mund të bësh shumë gjëra? “Shuplaka” mëson se në një recetë të thjeshtë mjeku të jep edhe rekomandimin për të bërë analizat e urinës, edhe përgjigjet e Check Up-it në anën tjetër.
Kështu pasi pacienti merr përgjigjen e analizave, rikthehet sërish tek mjeku i parë që i ka dhënë rekomandimin në fillim, për të deshifruar përgjigjen e tyre. Kështu, kjo copë e vogël letre rikthehet sërish andej nga doli, dhe rëndësia e saj për pacientin është e paçmueshme.
Në tetor të 2016-ës, Ministria e Shëndetësisë zgjeroi skemën e grupmoshave të cilët do të përfitonin nga Check Up-i falas, nga kufijtë 40-65 vjeç në ato 35-70 vjeç.
Sipas ministrisë, nisja e Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë, tek këto mosha ka nxjerrë në pah një sërë ndërlikimesh të rënduara të zemrës, diabetit, kancerit të zorrës së trashë, për të cilat pacientët nuk kishin shfaqur simptoma. Por a mjafton një letër aq e vogël që të japë të gjitha rezultatet e check up-it?! (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1048″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]