E ftuar tek “Rudina” pasditen e djeshme ishte astrologia e njohur Meri Shehu e cila foli për tetorin dhe çfarë pritet të na sjellë ky muaj.
“Tetori vjen i këndshëm, por disa ndikime të vogla si piranja do na prishin disi punë. Kjo do te thote pak më pak euforik, pak më shumë të kujdesshëm, t’i japim rëndësi detajeve”, u shpreh Meri për muajin tetor.
Renditja e shenjave nga më pak me fat tek ajo me më shumë fat për këtë muaj:
12.Peshqit jane ne ketet pozicion per shkak te Aferdites së kundert e cila ja permbys paksa ate boten dhe qetesine e tyre dhe kjo permbysje ka te beje me ceshtje qe kane te bejne me udhetimet, ceshtje ligjore, kontakte me jashte, pse jo dhe me cesthje ekonomike. Keshtu peshqit duhet te jene me te racionalizuar ne shpenzime, mos te behen shume euforik ne dhenie fjale ose ne lidhjet e tyre dhe te mos marrin vendime ose te jene kapricioz ne nje marredhenie me probleme ose ka hasur disi veshtiresi sepse ngaterresat fillojne te behen te medha dhe futen ne ujera te turbullta.
11.Dashët jane ne kete pozicion pasi nje hene e re ne daten 8 tetor i therret per ndryshime te cilat duhet te behen por jane pak te pastabilizuara marredheniet ne pergjithesi, sidomos ne ceshtjet ekonomike dhe ne fushen shpirterore, jane akoma te dobet per te marre nje revansh ndryshimesh. Ketu fillojne gjerat marrin lekundje. Ne ceshtjet ekonomike ka shpenzime te teperta ne mes te muajit. Ne date 24 kemi nje hene te plot qe i nxjerr ne pah problemet ekonomike te tyre.
10.Bricjapët jane ne kete pozicion sepse kemi kundershtime te forta te Merkurit me Plutonin. Gjerat si mire si keq do jene me te qarta dhe Bricjapet do jene menaxher te forte dhe me racional. Fakti qe Merkuri do beje kundershtim me Plutonin do te thote qe keta do behen pjese e nje prapaskene me deshiren e tyre. Bricjapet futen pak ne nje krize identiteti dhe fuqizimi te pozitave te tyre. Nuk do arrijne dot ta marrin postin qe duan.
9.Demët jane ne kete pozicion pasi shume planete do bejne kundershtime kete muaj me Uranin qe eshte ne shenjen e tyre. Ngjarje te papritura, situata te papritura dhe surpriza jo shume te kendshme mund t’i sjellin nje reagim jo te mire ne bashkepunime dhe ne martesa qe kane patur probleme. Mos harrojme qe Demet jane futur ne nje 7 vjecar ndryshimesh te medha. Tani kane marre nje tendence ndryshimi dhe kjo luhatje do sjell paqendrueshmeri ne fushen e biznesit dhe marteses.
8.Gaforret jane ne kete pozicion nga kundershtimi i Aferdites, presupozohet qe tetori do i riktheje mbrapsht ato marredhenie qe kane gabuar ne te kaluaren, njerez qe ndoshta i kane keqtrajtuar me apo padashje, pune te cilat i kane neglizhuar ose neglizhime ekonomike. Trondisin themelet e gjerave te bukura qe ato duan te shijojne dhe pikerisht tendenca mbrojtese e Gaforreve do t’i beje shume nervoz ndaj ketyre ngacmimeve te jashtme.
7.Binjakët jane ne nje pozicion te mire duke marre parasysh qe ata mund te behen pjese e lojera te medha, madje dhe te rrezikshme per te zene nje pozicion te mire ne jeten sociale ose ne nje vend pune. Do marrin emrin, famen, kurorezimin e nje fitoreje te dikujt tjeter ose te nje grupi pune. Do jete nje fitim pak manipulues.
6.Virgjëreshët jane ne nje pozicion te mire sepse do kapercejne 10 diteshin e pare mire. Duhet ta anashkalojne nje propozim ose nje bashkepunim nga njerez qe me perpara nuk i kane ndihmuar sic duhet ose nuk i kane dhene perkrahje prandaj nuk kane pse te riskojne. Megjithate do e kalojne kete periudhe me sukses, do fillojne gjerat te mblidhen per mire per ta. Do mesojne nga gabimet e tyre te se kaluares dhe mund t’i vene ne sherbim. Do lene mbrapa nje etape te erret dhe do marrin frenat ne dore.
5.Luanët jane ne kete pozicion me nje ndikim te fuqishem persa i perket punes, jetes se perditshme dhe informacioneve. Do shpetojne nga pengesat, nga nje pune e veshtire, nga nje problem shendetesor dhe nga nje marredhenie shume dominante. Eshte momenti te shplodhen duke mos hapur pune te reja, te presin edhe pak sa te qetesohet situata, gjerat do marrin rrjedhe me te mire, tha Meri.
4.Shigjetarët jane ne kete pozicion sepse do dalin ne pah, do clirohen nga nje ceshtje ekonomike, nga nje detyrim i madh, por gjithsesi me disa pengesa te vogla do kaloje dhjeteshi i pare. Dikush do kerkoje me shume nga shigjetaret. Pastaj periudha fillon e lulezon persa i perket anes ekonomike, jetes sociale, njohjeve, daljeve, flirteve, argetimeve dhe pretendohet te kemi dhe ndryshime punesh por nuk duhet t’i besojne zgjerimeve te kontakteve sesa gjera konkrete. Ndryshimet ne lidhje me punen t’i shikojne me kujdes.
3.Peshoret mund te ishin edhe ne vendin e pare sepse eshte muaji i tyre por do kene kontradiksionet e vogla ne lidhje me ceshtjet familjare, ekonomike, partner ne pune dhe ne biznes. Hena e re i ndryshon, fillon nje etape e re, clirim, dalje nga pengesat, oferta te mira pune. Do detyrohen pak te mos shpenzojne me shume por gjithsesi ndryshimi, modernizimi do krijojne mundesi te reja.
2.Akrepët kane nevoje per ndryshime, per udhetime, per kontakte. Pikerisht Merkuri do i beje komunikativ, do duan te udhetojne, te bejne ndryshime te rendesishme. Kujdes ne dhjete diteshin e pare mos thyejne gjera qe sapo i kane ndertuar, qe kane pasur shume mund per t’i bere, kujdes ne marredheniet ne cift. Nese duan te clirohen mund te kemi nje shkeputje nga lidhjet e merzitshme. Situata nga e kaluara mund te krijojne pak problem ne jeten personale dhe nuk duhet te fillojne nje marredhenie tani, nuk duhet te marrin kredi, nuk duhet te bejne nje kontrate tani.
1.Ujorët do kapercejne disa veshtiresi dhe pengesa. Duke qene se do i kaperceje do kete kurorezime ne jeten familjare dhe karriere, nje kurorezim pune shume i rendesishem ne fund te muajit. Nje hapje rrugesh, kontaktesh me jashte. Ceshtjet ligjore fillojne cilesohen. Kalojne nje pengese ne dhjeteshin e pare, nje medyshje, debat ne pune. Ose mund te behen pjese e nje prapaskene por e kalojne me sukses dhe mund te themi qe fillojne futen ne nje etape te re.
Discussion about this post