03:13 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Nga pedagog e avokate, te kirurg e kolonel, kush janë ministrat teknikë të propozuar nga PD

21:57 | 21/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga pedagog e avokate, te kirurg e kolonel, kush janë ministrat teknikë të propozuar nga PD

Kryeministri Edi Rama ia ka nisur presidentit të Republikës Bujar Nishani për dekretim, emrat e ministrave dhe zv.kryeministrit teknikë të propozuar nga Partia Demokratike. Por cilët janë këta persona? Duke filluar nga kirurg, pedagogë  e deri te kolonelë, emrat e propozuar janë nga më të njohurit në fushat respektive.

LEDINA MANDIA

Ledina Mandia e cila pritet të emërohet zv/kryeministre, ish-Avokate e Shtetit, e cila është thirrur edhe si dëshmitare tek komisioni hetimor për CEZ.

GAZMEND BARDHI

Gazmend Bardhi i cili pritet te emerohet Minister Drejtësie eshte ekspert juridik ne zgjedhje, ka ndihmuar ne krijimin e ligjit te dekriminalizimit, eshte pjese e grupit te juristeve te PD dhe ka qene ne grupin e punes se PD per reformen ne drejtesi.

DRITAN DEMIRAJ

Kolonel Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

HELGA VUKAJ

Helga Vukaj e cila pritet te jete Ministre e Financave, diplomuar në Jurisprudencë (2000). Doktor i Shkencave Juridike, me 10 vite eksperience pune, ka qenë Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, dhe në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme.

ARBEN BEQIRI

Arben Beqiri qe pritet te jete Minister i Shëndetësisë, eshte mjek dhe pedagog. Punon pranë Shërbimit te Kirurgjisë Digjestive.

MIRELA KARABINA

Mirela Karabina pritet të zërë vendin e Lindita Nikollës si ministre e Arsimit. Ajo ka punuar si mësuese për vite me radhë, ndërsa aktualisht punon si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe disa universite të tjera. Bashkëshorti i saj është ish- ambasadori shqiptar në Bullgari në vitet 2011-2014, si dhe në Pakistan në vitet 1995-1998.

XHULJETA KËRTUSHA

Ajo qe pritet te jete Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha-ish nënkryetare e Forumit Rinor të Durrësit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ministrat teknikePD
Pas

Një kirurg i njohur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, kush është Arben Beqiri i propozuar nga PD

Para

Pas takimit me Bashën, Rama i dërgon emrat e ministrave teknikë për dekretim tek Nishani

Para
Presidenca i përgjigjet Ramës: Kemi krijuar të gjitha kushtet për dialog, kryeministri na ka sulmuar

Pas takimit me Bashën, Rama i dërgon emrat e ministrave teknikë për dekretim tek Nishani

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.