21:09 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Rubrika “tallje me qytetarin”- Loja e pacipë e Tahirit me Xhemilin

13:59 | 30/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Nga Rubrika “tallje me qytetarin”- Loja e pacipë e Tahirit me Xhemilin

Në maj të vitit 2016, kur ish-ministri Saimir Tahiri ishte në krye të ministrisë së Brendshme, të gjithë i mbajnë mend shfaqjet me policë.

Në të gjitha mediat bënin xhiro pamjet e policave duke u kacavjerrë nëpër mure, duke pozuar para kamerave e duke thënë se me Tahirin në krye policia mund të ndalonte dhe deputetë e ministra.

I tillë ishte dhe rasti i policit Xhemil Haluli.

Pas 45-vitesh karrierë në Policinë Rrugore, Tahiri dhe Çako i dhuruan Xhemilit motorin me të cilin kishte shërbyer.

Video: Propaganda e Tahirit me Xhemilin

Motori që siç pohonte asokohe Xhemili, ishte nën përdorimin e tij që kur Aleksandër Meksi ishte kryeministër.

Pas dy vitesh, fabula e ofruar nga Tahiri dhe Çako, u “shkërmoq”.

Një dokument i siguruar nga Fax News, nxorri në dritë, se për motorin që ju bë dhuratë Xhemilit, ministria dhe policia nuk kishin ndjekur asnjë procedurë ligjore.

Letra e Policisë ku Xhemil Halulit i kërkohet të kthejë motorin

Për këtë arsye, shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti, ka firmosur një shkresë më 16 mars të këtij viti, ku kërkon kthimin e motorit.

Në letër thuhet brenda 5 ditëve nga kjo datë, Xhemil Haluli duhet të paraqitet në komisariatin e policisë rrugore, për të bërë dorëzimin e motomjetit.

Sipas kësaj shkrese, nëse motomjeti nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.

Në këto kushte, dhurata e Xhemilit, tashmë është kthyer sërish në duart e policisë.

Ka qenë auditi i komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, që ka konstatuar shkeljen e bërë nga ish ministri Saimir Tahiri dhe ish numri 1 i policisë, Haki Çako me dhurimin e motorit pa asnjë dokumentacion përkatës.

Rubrika e suprizave qeveritare

Nuk ishte Tahiri i pari që organizonte të tilla parodi si kjo e Xhemilit, që sot është kthyer në ato që njihen si barcaletë me policë.

Në mes të një gare me kryebashkiakun Erion Veliaj, Tahiri përpiqej me çdo kusht të ishte në çdo ekran, duke inaguruar uniformat e reja, duke kërkuar rritje rrogash 6 muaj para zgjedhjeve për policët.

Në garën për vëmendje mediatike, Tahiri u sinkronizua me dritat e kamerave të Veliajt, duke u kthyer në dy “siamezë”.

 Foto: Tahiri dhe Veliaj duke pozuar me fëmijë

Nëse Rama i dhuroi Ilir Kananit (mësues në prag daljes në pension), një buqetë me lule, Tahiri i dha motorin Xhemilit, ndërsa Veliaj do prezantonte Alban Skënderajn në Top Awards.

Një makineri propagande e gjitha në funksion të tërheqjes së vëmendjes nga problemet reale të vendit.

Foto: Rama duke i dhuruar buqetë me lule një mësuesi që doli në pension

Mjaftoi një rast si ky i Xhemilit për të treguar se si ka funksionuar fasada në 4 vitet që lamë pas.

Dinjiteti i një punonjësi të administratës u vu poshtë për të dalë në televizion në prime time.

45 vitet e karrierës në Policinë e Shtetit iu shpërblyen me një motor “lodër”, për t’i treguar pas dy viteve:

“Kaq ishte loja, Xhemil!”

E s’na mbetet veçse të themi: “I kemi parë të gjitha, s’duam të shohim më akoma!”

(Fjola Graçi /Faxweb.al)

Pas

Majk deklaratë dashurie për Melitën: Faleminderit që egziston (VIDEO EKSKLUZIVE)

Para

Vret gruan dhe të dashurin e vajzës, shqiptari telefonon policinë: Jam para trupave

Para
Vret gruan dhe të dashurin e vajzës, shqiptari telefonon policinë: Jam para trupave

Vret gruan dhe të dashurin e vajzës, shqiptari telefonon policinë: Jam para trupave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.