Ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë u lëshuan nëntë urdhër arreste për mjekë dhe drejtues të spitalit në Shkodër.
Ish-drejtori i spitalit të Shkodrës së bashku me mjekët dhe farmacistët të këtij institucioni u arrestuan dhe shpallën në kërkim, pasi në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali.
Një ndër emrat e personave që u arrestua është edhe mjeku Luan Dragusha, fytyrën e të cilin e mbajmë mend nga postimi i kryeministrit Edi Rama, bërë pak muaj më parë.
Ai e tregonte Dragushën si një histori suksesi për shkak se kishte lënë SHBA-në për të ardhur për të punuar si mjek kardiolog në Shkodër, po kush e mendonte se mjeku do arrestohej disa muaj më vonë nën akuzën e korrupsionit.
Sigurisht që eksperienca e marrë në SHBA e ka ndihmuar Dragushën të ngihej profesionalisht, po në kushtet sesi funksionon mjekësia në vendin tonë është detyruar që të bjerë pre e korrupsionit, njësoj si kolegët e tij.
Kështu nga SHBA mjeku Dragusha jo vetëm që nuk do të mund ta japë kountributin e tij në spital, në ndihmë të pacientëve, po duhet të përballet me jetesën brenda qelisë së burgut.
‘’Unë në radhë të parë jam shkodran. Jam nga ata shkodranët e vjetër dhe gjithë të afërmit i kam në Shkodër. Pavarësisht se në spitalet private bëhet mjekësi, mendova se në Shkodër do të merrja më tepër sadisfaksion nëse do të trajtoja njerëzit e mi.
Ka shumë që thonë se e duan vendin e tyre, por gjithsesi ikin. Ndoshta këtë vendim e marrin për arsye ekonomike, por unë nuk jam në atë nivel ekonomik për të ikur jashtë. Për mua ka më tepër rëndësi marrja e sodisfaksionit kur mjekoj njerëzit e qytetit tim”, tregonte Dragusha në një intervistë të pak kohëve më parë.
Ndërkohë personat e tjerë që janë arrestuar në Shkodër janë:
1-Arrest me burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)
3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste (caktuar dhe ekzekutuar)
5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)
6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)
7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)
8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)
9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).
(E.K/FAXWEB.AL)
Ja paska vlejte braktisja e Amerike per Shqipnine.Mire thote Edvini,sistemi te korrupton,sistemi qe Edvini e Boni monument.