I ftuar në studion e FaxNews mbrëmjen e kësaj të marte, në një intervistë me gazetaren Xhilda Kondi, ka qenë aktivisti i njohur Aulon Kalaja, i cili ka komentuar përplasjet e dhunshme midis policisë dhe aktorëve mëngjesin e 24 Korrikut.
Referuar situatës së krijuar dhe kohës kur është ndërhyrë nga policia për të marrë teatrin, Kalaja shprehet se ka qenë një tmerr i vërtet. Sipas tij, këto lëvizje diabolike nga ana e policisë janë ndërmarrë në një kohë kur rezistenca e artistëve kishte rënë, kjo për shkak të pushimeve, por edhe të orëve të hershme.
“I jam bashkuar protestës së artistëve duke e gëdhirë me ta. Ditën e përplasjes, në 24 korrik Teatri ishte i rrethuar nga të 6 anët nga forca policore. Nuk ka ndodhur nonjëherë një fenomen i tillë. Ishte një moment i trishtueshëm. Zona ishte e mbushur plotë me policë civil, efektivë policie si dhe disa polic privat. Koha e cila u zgjodh madje edhe orari ka qenë pikërisht diabolike pasi ishte ditë pushime dhe orari ishte herët në mëngjes, ku rezistenca kishte rënë.”
Teksa thekson se qytetarët i janë bashkuar protestës vetëm pasi është përhapur lajmi në media, gazetari Kalaja shpreh indinjatën e tij ndaj mediave kombëtare të cilat sipas tij nuk i dhanë rëndësinë e duhur çështjes së Teatrit.
“Kemi qenë rreth 8 veta që jemi përballur me policinë, më vonë qytetarët i janë bashkuar kauzës pasi morën lajmin si pasojë e transmetimeve direkte të FaxNeës dhe të disa mediave të tjera periferike.
Mediat kombëtare nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur këtij lajmi. Mbrojtja e teatrit duhet t’i takonte edhe medias, por fatkeqësisht ndodhemi në Shqipëri dhe gjërat lënë për të dëshiruar.”
Teksa tregon rrjedhën që morën ngjarjet gjatë protestës para Teatrit Kombëtar, ndërsa fliste për përplasjet e dhunëshme midis policisë me artistët, Kalaja tregon edhe një fakt tronditës nga ndodhitë se 24 Korrikut. Sipas gazetarit, forcat policore veç artistëve nuk kanë kursyer as ambjentalistin Sazan Guri, i cili ndodhej aty duke protestuar në mbrojtje të kauzës në momentin kur është dhunuar nga dy polic.
“Në protestë është përdorur spraj me piper. Është dhunuar profesor Sazan Guri dy herë. Vetë kam qenë dëshmitar kur është goditur nga dy policë dhe ka rënë me gjoks në shkallët e Teatrit Eksperimental”, ka thënë ndër të tjera Kalaja.
“Policia ka hyrë nga dera e pasme e teatrit, ne i kemi ndjekur nga prapa. Është rrethuar gjithë perimetri rreth e rrotull teatrit. Jemi përplasur me policinë, rrethanat në atë moment kanë qenë të mundimshme. Aty ka në ardhur edhe persona të cilët ishin të administratës, të cilët kanë si civilë duke vënë në zbatim një skenë provokative të planifikuar më parë. Tentonin të kalonin aty dhe në momentin që ne nuk i lejonim, menjëherë thërrisnin policinë.
Ka pasur roje të security, të cilët pavarësisht se duhet të mbronin teatrin kanë dhunuar artistët. I kanë futur duartë në gojë, i kanë goditur në një mënyrë jo propocionale. Jemi bërë rreth 50 vetë aty, të cilët kemi tentuar të marrim teatrin dhe e kemi arritu një gjë të tillë. Pastaj më pas na është bashkuar edhe lideri i opozitës.
Për herë të parë, ndoshta edhe në të gjithë historinë e policisë është ndaluar edhe uji i pijshëm. Ne jemi hidratuar aty, ka pasur persona që kanë qenë të sëmurë, po ashtu edhe persona të tjerë të cilëve iu kanë rënë të fikët.
Po ashtu, në protestë është përdorur spraj me piper. Është dhunuar profesor Sazan Guri dy herë. Vetë kam qenë dëshmitar kur është goditur nga dy policë dhe ka rënë me gjoks në shkallët e Teatrit Eksperimental.
Është dhunuar e drejta kushtetuese e protestës. Kjo pasi qytetarët u ndanë me thikë, një pjesë që ishte tek pedonalja dhe në që ishim tek Teatri Kombëtar. Askush nuk u lejua të afrohej. Policia na mohoj edhe një të drejtë themelore të cilën na i garanton ligji, sikurse është e drejta për të protestuar. Kjo ndodhi deri në një moment të caktuar rreth mbrëmjes, ku policia me një të rënë të lapsit është terhequr dhe ka lejuar që protesta të bashkohej.”
Një detaj tepër interesant është dhe moment i tërheqjes së policisë në orët e vona. Lidhur me arsyen e këtij veprimi, Kalaja shprehet se: “Sipas informacioneve të mija, një lëvizje e tillë nga ana e policisë është bërë pas kërkesave të diplomatëve amerikanë në vend, të cilët përmes sms-ve nga frika se mos Shqipëria kthehej në një 2 korrik të 1990 i kanë kërkuar Edi Ramës të tërheqi efektivët e policsë nga teatri.
Ata kanë pasur frikë se mos qytetarët e Tiranës, iu mësyjnë dyerëve të ambasadave ashtu sikurse në vitet ’90.”, përfundon gazetari.