Në Devoll dyshohet se një 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar. Sipas detajeve të zbardhura deri më tani autori, Zenel Rushitaj ka ngacmuar të miturën ndërsa dyshohet se pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup.
Për të sqaruar këto dyshime 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen apo jo. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është zbardhur edhe dëshmia e nënës së 13-vjeçares e cila është shprehur se ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer ngacmimet.
Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.
“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje.
Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai I dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në tel, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë,” ka rrëfyer e ëma.