00:30 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ngacmoi me duar dy vazja në urban, dënohet me burg (JUSTIFIKIMI NË GJYKATË)

09:51 | 16/03/2017
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngacmoi me duar dy vazja në urban, dënohet me burg (JUSTIFIKIMI NË GJYKATË)

Jo pak njerëz kanë rënë të paktën  njëherë të vetme ‘’pre’’ e ngacmimeve në rrugë apo nëpër urbane. Po pë rata që ndërmarrin këto veprime të turpshme padyshim që merren edhe masa nëse denoncohen.

Një 50-vjeccar në kryeqytet është dënuar me 1 vit e gjysmë burg pasi ngacmoi dy vajza të reja në një nga linjat e transportit urban. Në gjykat ai i ka justifikuar këto veprime me faktin se ka qenë I dehur, shkruan një e përditshme.

Vetëm pak minuta pasi kishin hipur në urban, një burrë është afruar drejt tyre duke vazhduar të bëjë veprime ngacmuese me duar. Veprimet e tij kanë vijuar derisa një tjetër pasagjer ka ndërhyrë, duke u ardhur në ndihmë të rejave dhe duke lajmëruar policinë.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në tetor të vitit 2016, por pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj të akuzuarit si autor i saj, 50-vjeçari me iniciale F. L. Ai është shpallur fajtor për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj heqje lirie.

Ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit burg. Në fazën e konkluzioneve përfundimtare të palëve, përfaqësuesi i Prokurorisë i kërkoi gjykatës dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie.

NGJARJA

Referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës të shpallur më 3 mars 2017, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor të vitit të kaluar. Dy motrat kanë dalë për të kërkuar një shtëpi me qira në një nga lagjet periferike të Tiranës. Pasi kanë parë shtëpinë, ato kanë hipur në një autobus të një prej linjave urbane që operojnë në kryeqytet për të udhëtuar drejt qendrës së Tiranës.

Sapo kanë hipur në autobus, një burrë i moshës 50 vjeç është afruar drejt tyre. Sipas gjykatës, i pandehuri F. L. ka filluar t’i ngacmojë dy motrat, duke bërë gjeste të ndryshme me duar dhe me sy.

Sipas deklarimeve të dhëna gjatë hetimit të çështjes, vajzave të ngacmuara u ka ardhur në ndihmë një prej pasagjerëve të autobusit. Pasi ka parë veprimet e 50- vjeçarit, ai është afruar për të mbrojtur vajzat dhe njëkohësisht ka telefonuar policinë.

Ky veprim nuk është pritur mirë nga ana e të pandehurit F. L., i cili e ka kërcënuar verbalisht djalin që u ka dalë në mbrojtje dy të dëmtuarave. Ai i ka shoqëruar fjalët edhe me veprime, duke çuar dorën pas brezit, sikur kishte një armë, si dhe ka tentuar ta godasë të riun.

Në pak minuta, autobusi ka mbërritur në qendër, ku në stacion janë shfaqur dy punonjës të policisë, që kanë bërë shoqërimin e të pandehurit. Njëkohësisht, për llogari të çështjes janë marrë edhe deklarimet e dy vajzave, si edhe të djalit që iu gjend atyre në ndihmë.

“ISHA I DEHUR”

Gjatë gjykimit, i pandehuri F. L. ka mbajtur qëndrim pohues. Ai ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria dhe ka treguar pendesë të thellë për veprimet e kryera, duke kërkuar një dënim sa më të butë nga ana e trupit gjykues.

Përmes avokatit të tij, ai ka pretenduar se kishte qenë në gjendje të dehur ditën e ngjarjes dhe se nuk kishte qenë i përgjegjshëm për veprimet që kishte kryer.

Njëkohësisht, avokati i ka kërkuar gjykatës të mbajë parasysh moshën e pandehurit, pendimin e tij të thellë, disa probleme shëndetësore të tij, si dhe gjendjen e rënduar ekonomike, pasi është i vetmi person që punonte në familje. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: ngacmim seksualtiraneurbane
Pas

Kush është vënë në kërkim të autorëve të sulmit ndaj Fundos, përveç policisë (FOTO)

Para

640 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit, si i 3-fishuan shpenzimet nga 2012-ta deputetët shqiptarë

Para
Miratohet Projektbuxheti. Opozita braktis sallën po nuk i binden të gjithë. Blushi dhe Hafizi votojnë kundër

640 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit, si i 3-fishuan shpenzimet nga 2012-ta deputetët shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.