Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e djeshme, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht fqinjën e tij, 43-vjeçare.
43-vjeçarja me iniciale M.H është e abuzuara, ndërsa i arrestuari është personi me inicialeE.K. Viktima ka treguar në polici se ka qenë duke ecur në rrugë kur fqinji i saj e ka ngacmuar, madje i është ngjitur nga pas.
Një tjetër rast i ngacmimit seksual është shënuar ditën e sotme në vendin tonë. Ngjarja ka ndodhur në Berat, ku një 59-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht fqinjën e tij. (J.V/Shuplaka)