00:44 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ngadalësimi i kreditimit, bankat vendosin paratë jashtë vendit

15:23 | 12/11/2020
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fluturon paraja jashtë bankave, arrin në 2.1 miliardë euro, nivelet më të larta në 9 vjet

Ngadalësimi i kreditimit ka rritur aktivet jorezidente të sektorit bankar në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të shtatorit totali i aktiveve jorezidente arriti në 346 miliardë lekë, në rritje me 10 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor. Sektori bankar shqiptar shënoi një rritje të depozitave me rreth 23 miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë.

Nga këto, pjesa më e madhe, rreth 17 miliardë lekë, ishin në valutë të huaj. Nga ana tjetër, rritja e kreditimit të ekonomisë vendase gjatë tremujorit, megjithë gjallërimin pas daljes, ishte më e ngadaltë me periudhën e parakrizës. Portofoli neto i kredisë bankare u zgjerua me rreth tre miliardë lekë.

Në veçanti bankat më të mëdha, që zotërojnë edhe pjesën më të madhe në tregun e depozitave në valutë, mbajtën një qasje të kujdesshme në huadhënie gjatë kësaj periudhe. Në këto kushte, duket se prurjet e reja të depozitave në valutë të huaj kanë shkuar kryesisht në vendosje jashtë vendit.

Pavarësisht rritjes së tremujorit të tretë, pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ngelet në nivele relataivisht të ulëta krahasuar me periudhat e mëparshme, në rreth 22% të totalit. Në dy tremujorët e fundit, pesha e aktiveve jorezidente paraqitet në nivelet më të ulëta që prej vitit 2013. Niveli i tyre më i lartë ishte regjistruar në fillim të vitit 2017, kur përbënin rreth 28% të aktiveve të sektorit bankar shqiptar. Duke qenë se këto aktive janë kryesisht në euro, nënçmimi monedhës europiane ndaj lekut ka bërë që statistikisht vlera e tyre e raportuar në lekë, por edhe pesha e tyre specifike, të bjerë.

Aktualisht, 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj, por tregu i brendshëm nuk ofron alternativa të tjera të investimit të fondeve në valutë të huaj, përveç kredidhënies. Shtimi i likuiditetit të lirë në valutë vitet e fundit është theksuar nga një orientim më i madh i huadhënies drejt lekut. Raporti mes kredive dhe depozitave në valutë aktualisht është rreth 48%, çka tregon se më pak se gjysma e depozitave në valutë të bankave janë dhënë kredi. Duke hequr pjesën që mbahet në formën e rezervës së detyrueshme pranë llogarive të Bankës së Shqipërisë, për shumicën e fondeve të tjera në valutë duhet gjetur një zgjidhje për investimin ose mbajtjen e tyre jashtë vendit.

Në kushtet e normave reale negative të interesit, vendosjet jashtë përgjithësisht nuk sjellin përfitime për bankat. Për të thithur likuiditetin e lirë në valutë të sektorit bankar, në raste të veçanta qeveria shqiptare emeton tituj në valutë të huaj në tregun e brendshëm. Madje, bankat shqiptare janë edhe ndër blerësit kryesorë të eurobondeve që Shqipëria emeton në tregjet e huaja. Monitor

Pas

Kaos tek Barcelona, lojtarët rrëzojnë propozimin e klubit

Para

“Do i vë flakën vendit”, arrestohet shqiptari që kërcënonte italianin për ti marrë 1800 euro

Para
Operácioni anti-drògë shkátërron bándën/ Arrèstòhen 13 shqiptarë, merrnin kokáinë në Shqipëri dhe e shisnin në sheshet kryesore të qytetit italian

“Do i vë flakën vendit”, arrestohet shqiptari që kërcënonte italianin për ti marrë 1800 euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.