Një kambist, i identifikuar si Bashkim Shegani u grabit mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në fshatin Katjel të Prrenjasit teksa po kthehej në shtëpi. Ishin tre autorë që i dolën para dhe i vodhën me dhunë 40 milionë të vjetra dhe u larguan me motor.
Policia ka bërë të ditur se janë ngritur grupe kontrolli dhe janë shoqëruar 8 persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Prrenjas/ Informacion paraprak: Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte duke u kthyer për në banesën e tij.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.