Një ngjarje e rèndë ka ndodhur paraditen e sotme në Skoci ku një tren me 6 anëtarë ekuipazhi dhe 6 pasagjerë në bord. Tre persona, përfshirë drejtuesin e trenit kanë ndërruar jetë pasi mjeti doli nga shinat dhe u përplás me një argjinaturë pranë një zone të gòditur nga pèrmbytjet e mëdha.
Imazhet dramatike tregojnë momentin kur treni duket i shkátërruar që ka marrë flákë. Mendohet që vendi i përmbytur të ketë shkaktuar ngjarjen trágjike. Të paktën 30 mjete emergjence dhe një ámbulancë mbërritën në vendngjarje.
Treni ishte nisur në orën 06:38 të mëngjesit nga Aberdeen dhe u ndal në jug të Carmont pasi kishte parë rrèshqitje në tokë. Për këtë arsye vendosi të kthehej në veri, por fillimisht duhet të kalonte vijën kufitare jugore. Para se të hynte në veri, u përball sërish me rrèshqitje të tokës ku treni humbi kontrollin dhe ndodhi áksidenti i rèndë.(A.M/Faxweb.al)