Janë pezulluar nga detyra 5 zyrtarë të pòlicisë së Beratit, për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën në lidhje me kontrrollin e territorit në luftën ndaj kánabisit.
Ky vendim vjen një ditë pas vizitës së ministrit Lleshaj me drejtuesit e kupolës pòlicore të Beratit dhe shkak për të është bërë gjetja e disa parcelave me kánabis në zonë.
Ndër personat e pezulluar është shefi i stacionit pòlicor të Poliçanit, shefi i komisariatit të Skraparit, një inspektor zone dhe dy efektivë.
Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim dísiplinor.Ndërkohë, që nga fillimi i vitit janë marrë masa dísiplinore për 15 efektivë vetëm në qarkun e Beratit.