Rreth ngjarjes së mbrëmjes së sotme në Fier, policia na ka përditësuar me detaje të reja.
Bëhet me dije se 7 prej punonjësve të cilat u dëmtuan në kompani, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar për në banesë, duke mos pasur probleme.
Ndërkohë, njëra prej punojësve ndodhet ende në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.