Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një këmbësor është dërguar me urgjencë në spital pasi u përplas nga një motorcikletë.
Burime për Faxëeb bëjnë me dije se i aksidentuari gjendet në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. Aksidentet rrugore, ku janë përplasur kalimtarë të rastit nga automjetet që kalojnë në rrugët urbane dhe interurbane janë shtuar së tepërmi kohët e fundit.
Ditën e djeshme u përplas për vdekje një shtetas në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.