Disa minuta pas mesnate është djegur një automjet në zonën e Krujës. Makina tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç, u dogj pjesërisht në oborrin e banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkakut të zjarrit.
Pas diegjes së makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë dhe dy automjeteve në Elbasan, ky është rasti i katërt brenda një harku të shukrtër kohor.
Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion paraprak
Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.