Policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë grabitur ushqime në një market. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, njofton policia.
Të dyshuarit kanë sulmuar punëtoren e marketit, duke i shkaktuar lëndime në trup. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. I dyshuari kishte vjedhur disa gjëra ushqimore në një market dhe me qëllim të mbajtjes se sendeve te vjedhura ka sulmuar viktimën femër kosovare punëtore e marketit duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjërat në fjalë ia kishte shitur të dyshuarit tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar policia.